Receta për FëmijëByrek i mbushur në formë lule

Receta e këtij byreku na ka ardhur nga një lexuese e rregullt e faqes tonë, Edona të cilën e falenderojmë. është me të vërtetë një byrek jo vetëm i shijshëm por edhe i bukur në pamje. Mund ta shërbejmë mbasdite për fëmijët ose për një aperitiv me miqtë. Jam e sigurt që të gjithë do të ngelen të kënaqur nga ky byrek. Në këtë rast ne e kemi mbushur me djathë e gjizë, por gjithsecili mund ta mbush sipas dëshirës e fantazisë.

Gatime UnikeTavë me miell misri e mish

Tava me miell misri e mish është ideale për ditët e ftohta. është një pjatë unike sepse është e pasur me shumë përbërës ushqyes. Mun të jetë edhe një alternativë e 'lazanjës' për personat celiak, sepse përmban vetëm miell misri.

EmbëlsiraKadaif

Kadaif së bashku me bakllavanë janë ëmbëlsirat tipike për festat e fundvitit për gjithë shqiptarët. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë tjetër, duke i bërë rolè copat. Në këtë mënyrë prezantohet më bukur dhe është më i lehtë për tu shërbyer.

Receta me MishGjel deti i pjekur

Gjeli i detit është një karakteristikë e darkës së funvitit në Shqipëri. Nuk mund ta mendojmë tryezën pa patur në mes të saj mishin e pjekur të gjelit të detit. Ne e kemi pjekur shumë thjesht, veç me kripë e gjalpë, pa shtuar erëza të tjera, por nëse dëshironi mund ti shtoni piper ose ta mbushni me arra.

Gatime UnikePica me salçiçe e domate

Picën, tradicionalisht e shijojmë në piceri, por pse të mos e provojmë ta përgatisim vetë në shtëpi. Nuk është shumë e vështirë, por do vetëm kohë. Në fund pasi e kemi përgatitur, do të ngelemi të kënaqur nga shija e picës së përgatitur.