EmbëlsiraFrench Macarons për Krishtlindje

Në fakt në këto momentet që nisa të shkruaj këtë recetë, kam marrë macarons e fundit! Më duhet ti ribëj pasi nuk arritën Krishtlindjet. Fantastik! Këtë version të French Macarons e kemi zgjedhur ti përshtatet festave të fund vitit.

Receta me MishBrinjë derri në furrë me patate

Brinjë derri në furrë me patate është një nga ato pjata që duhen provuar patjetër. Përveçse e shijshme është dhe e shpejtë në përgatitje. Mjafton ti fusësh në tavë gjithë përbërësit dhe rezultati është mëse i kënaqshëm. Zakonisht unë këtë pjatë e përgatis në ditët e ftohta, të shoqëruar me një gotë vere të kuqe të mirë, por gjithsecili është i lirë ta përgatisë kur të dojë.

Receta Macarons me çokollatë

Macaron është një ëmbëlsirë me origjinë franceze. Kjo ëmbëlsirë është e përgatitur me pak përbërës, me bazë meringe, miell bajamesh, të bardha veze dhe sheqer pluhur. Mbushja e këtyre ëmbëlsirave mund të bëhet sipas dëshirës, me çokollatë, marmelatë, kremra të ndryshëm. Në recetën e mëposhtme ne kemi përgatitur versionin me çokollatë.

EmbëlsiraReçel portokalli

Reçeli i portokallit i përgatitur në shtëpi është me të vërtetë shumë i shijshëm. Ka një aromë të mrekullueshme. Me këtë reçel mund të shoqërojmë pjatanca të ndryshme djathrash, mund të përgatisim torta të shijshme ose mund ta shijojmë me një copë buke të thekur.