Receta Macarons me çokollatë

Macaron është një ëmbëlsirë me origjinë franceze. Kjo ëmbëlsirë është e përgatitur me pak përbërës, me bazë meringe, miell bajamesh, të bardha veze dhe sheqer pluhur. Mbushja e këtyre ëmbëlsirave mund të bëhet sipas dëshirës, me çokollatë, marmelatë, kremra të ndryshëm. Në recetën e mëposhtme ne kemi përgatitur versionin me çokollatë.

Receta Macarons me çokollatë

Përbërësit

  • Rreth 30 Macarons

  • 100 gr miell bajame
  • 180 gr sheqer pluhur
  • 100 gr të bardhë veze rreth 3 të bardha veze
  • 30 gr sheqer
  • 3 lugë kafeje me kakao
  • Për mbushjen

  • 200 gr çokollatë e zezë
  • 50 ml qumësht

Përgatitja

  • Marrim të bardhat e vezëve të cilat duhet të jenë në temperaturë ambienti 20-25°C, dhe fillojmë ti rrahim në një enë të thellë qelqi ose porcelani. Mund të përdorni rrahëse vezësh ose rrahës elektrik por kujdes mos kaloni në mbi rrahje.
  • Pasi të jetë formuar një shkumë e bardhë, shtojmë sheqerin (30gr) pjesë-pjesë dhe vazhdojmë me rrahjen.
  • Vezët duhet ti rrahim derisa e bardha të formojë një masë të bardhe kremoze dhe kur të ngremë rrahësen, duhet të jetë një majë e mprehtë dhe jo të përkulet. Shikoni dhe fotografitë për ilustrim.
  • Përziejmë miellin e bajameve me sheqerin pluhur, kakaon dhe gjysmën e kësaj mase e hedhim tek e bardha e vezëve. Me ndihmën e një luge fillojmë ta trazojmë me kujdes. Më pas shtojmë dhe gjysmën tjetër. E trazojmë ngadalë derisa të kemi një masë homogjene.
  • Marrim xhepin e kuzhinierit dhe e mbushim me masën e përgatitur. Në një tavë, ku më parë kemi shtruar letër kuzhine fillojmë dhe krijojme disa rrathë të vegjël me diametër më të vegjël se 5cm.
  • Pasi ta kemi mbushur tavën duhet ta përplasim lehtë mbi planin e kuzhinës, kështu largojmë ajrin dhe evitojmë të krojohen flluska në brendësi, si dhe përftojmë një formë të rrumbullakët dhe të lëmuar sipër.
  • Tavën duhet ta lemë të pushoj në një ambient të freskët 20-25°C per 30-40 minuta. Macarons janë gati për tu pjekur nëse kur prekim sipërfaqen ato nuk ngjisin.
  • E fusim në furre ventilimi tavën me Macarons, në temperaturën 170°C dhe e lemë të piqet për 15-20 minuta.
  • Pasi të piqen, i lemë të ftohen dhe më pas i heqim nga tava.
  • Përgatitja e çokollatës

  • Ndërkohë përgatisim kremin duke shkrirë çokollatën në banjëmaria dhe e përziejmë me qumësht. I trazojmë mirë derisa të arrijmë një masë homogjene.
  • Marrim kremin e përgatitur për mbushje dhe e hedhim ne xhepin e kuzhinierit. Marrim një macarons dhe në pjesën e poshtme hedhim një shtresë kremi pa dalë nga bordi. Marrim një macarons tjetër dhe e bashkojmë bashkë me atë me krem. Kështu vazhdojmë dhe me pjesën tjetër.

Notes

Këshillë

E bardha e vezëve
Për të pasur një meringë sa më të dendur dhe rezultat sa më të mirë, këshillohet që e bardha e vezëve të ndahet nga e verdha dhe të ruhet të paktën një natë në frigorifer.

Përgatitja e Macarons

Macarons e përgatitur këshillohen të ruhen në frigorifer në një vazo dhe të shërbehen të nesërmen.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

receta-macarons-shqip-receta-embelsira-franceze-italiane-artigatimit-b

0 Shares
4 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krepa të mbushur me reçel

Krepa të mbushur me reçel për një mëngjes plot energji apo një pasdite plot shije. Rikthehemi më një recetë si të gatuajmë krepa në kushte shtëpie, pasi në faqen tonë gjeni receta të ndryshme për krepa të mbushur.

Akullore me pana

Akullore me pana e përgatitur në shtëpi ka shumë avantazhe pozitive. Produktet mund ti zgjedhim cilësorë dhe mund të përgatitet pa shtuar konservantë ose ngjyrues ushqimorë.

Pandispanjë e sherbetosur

Pandispanja është baza e shumë ëmbëlsirave, si për shembull receta për trilece, x dhe x. Një mënyre tepër e thjeshte për të shërbyer pandispsanjën është dhe sherbetosja e saj. Kjo është një recetë tradicionale e vjetër që dikur përgatitej nëpër dasma në zonën e Myzeqesë.

Video Receta – Shëndetlie Shqiptare

Tashmë e keni akoma më të lehtë për të përgatitur recetën e shëndetlisë. Në këtë video recetë, do të ndiqni hapat si të përgatisni me sukses ëmbëlsirën shumë të njohur shqiptare. Në vijim kemi shkruajtur të gjithë përbërësit që duhen për ëmbëlsirën e shëndetlisë.