Kunguj të rrumbullakët të mbushur me oriz dhe gorgonzola

Kungujt kanë vitaminë A dhe C dhe kanë pak kalori, rreth 95% e tyre është ujë. Ekzistojnë disa lloje kungujsh. Për këtë recetë kemi zgjedhur kungujt e rrumbullakët pasi janë më të përshtatshëm për mbushje. Mund ti mbushim në mënyra të ndryshme. Ne po japim një variant me oriz dhe djathë gorgonzola. Ky lloj djathi është tipik i Italisë (zona e Lombardisë dhe Piemonte). Gorgonzola është një djath i butë, kremoz që prodhohet me qumësht lope. Ka një shije të veçantë dhe të fortë. Në këtë recetë ky djath bashkohet me orizin që i jep një shije të veçantë.

Kunguj të rrumbullakët të mbushur me oriz dhe gorgonzola

Sasia: 0

Përbërësit

  • 4 kungulleshka të rrumbullakëta
  • 100 gr oriz
  • 100 gr djathë gorgonzola
  • 60 gr djathë parmixhan të grirë
  • pak kripe
  • pak gjalpë

Përgatitja

  • Pasi i kemi larë kungujt i vendosim në një tenxhere të ziejnë. Hedhim dhe orizin të ziejë në ujë me kripë një tenxhere tjetër.
  • Kur kungujt të jenë zier (duhet të kemi kujdes që të mos ziejnë shumë), i presim pjesën e sipërme dhe me kujdes i heqim dhe pjesën e brendshme. Pasi i kemi zbrazur të gjithë kungujt, pjesën e brendshme e kavërdisim në një tigan me gjalpë.
  • Pasi orizi është zier e kullojmë dhe e hedhim në një enë të madhe. Bashkojmë në të djathin gorgonzola, gjalpin, djathin parmixhan dhe pjesën e brendshme të kungujve.
  • E trazojmë me kujdes që të gjithë përbërësit të shkrihen mirë. Pastaj marrim kungulleshkat dhe i mbushim brenda. I vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër furri. Tavën e pjekim përreth 20-30 minuta. Kunguj të rrumbullakët të mbushur me oriz i shërbejmë të ngrohtë.

Notes

Video Receta

Ju bëftë mirë

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Noodles – Makarona Orizi me Perime

Noodles është emri i makaronave të gjata tipike i kuzhinës aziatike e orientale. Janë pak a shumë të ngjashëm me makaronat spageti por 'noodles' janë me përbërje të ndryshme si psh. prej soje ose orizi. Në këtë recetë ne përgatisim noodles orizi me perime. është një pjatë e shijshme që këshillohet të hahet me shkopinj.

Tavë me oriz dhe presh

Në vendin tonë janë të shumëllojshme gatimet me presh, sidomos në zonën e Myzeqesë kanë qenë ushqimi bazë për stinën e dimrit. Ne do japim një nga recetat që përdoret në këtë zonë,tavë ne oriz dhe presh, që është e shijshme, e shpejtë dhe ka një kosto të ulët.