Sultjash

Receta për Sultjash

E kush nuk e kujton sultjashin, këtë ëmbëlsirë oriz me qumësht dhe nuk e lidh me fëmijërinë. Sa e sa herë e kanë përgatitur për ne nënat tona. Mjafton pak përbërës dhe kemi një ëmbëlsirë të shijshme e të shpejtë.

Sultjash – Oriz me Qumësht

Prep Time10 minutes
Cook Time45 minutes
Total Time55 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Video

Përbërësit

  • 500 ml qumësht
  • 200 gr oriz
  • 100 gr sheqer
  • 100 ml ujë
  • pak vanilje pluhur
  • disa lëkura limoni

Përbërësit për garniturën

  • pak kanellë pluhur
  • pak çokollatë
  • pak karamel

Përgatitja

  • Për të përgatitur sultjash në një tenxhere hedhim ujin së bashku me orizin. I lëmë për dsa minuta dhe më pas shtpjmë qumështin, sheqerin, vaniljen dhe lëkurën e limonit. Masën e vemë të ziejë në zjarr të ulët.
  • Duhet të kemi kujdes që ta trazojmë vazhdimisht. Orizi kështu e lemë të ziejë përreth 45 minuta ose derisa masa të trashet. Më pas e hedhim në tasa të vegjël dhe sipër i hedhim garniturën që na pëlqen.
  • Ne, në këtë rast, një tasi i kemi hedhur kanellë pluhur, një tjetri çokollatë, e një tjetri karamel. Mund ti hedhimedhe arra të grira, bajame e çdo lloj garniture që ju pëlqen.

Ju bëftë mirë

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Xupa

Xupa është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendin tonë. Përgatitja është shumë e thjeshte dhe me përbërës që gjenden fare lehtë. Pasi të keni provuar version bazë, përdorni fantazinë për të shtuar përbërës të tjerë.

Tortë me banane e kakao

Tortë me banane e çokollatë është një ëmbëlsirë e shijshme që mund ta përgatisni në pak kohe. Nëse keni banane të pjekura shumë dhe nuk dini ç'të bëni me to kjo është një recetë ideale.

Ëmbëlsirë Krokante me susam

Krokantja me susam e përgatitur në shtëpi është shumë herë më e mirë dhe e shijshme se ato që gjejmë në tavolinat e pazarit a supermarketit. Me një përgatitje shumë e thjeshtë, do të kemi një ëmbëlsirë të mirë.