Kurorë pureje me kërpudha e salçiçe

Kjo recetë është shumë e shijshme. Bashkimi i puresë së patates me kërpudhat e salçiçet është një kombinim perfekt.

Kurorë pureje me kërpudha e salçiçe

Sasia: 0

Përbërësit

  • 3-4 patate
  • 1/2 gote qumësht
  • pak gjalpë
  • pak kripë
  • pak arrë moskat
  • 500 gr kërpudha
  • 3-4 salçiçe
  • 2 thelpinj hudhre
  • pak majdanoz
  • pak rozmarinë
  • pak piper
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Përgatisim në fillim purenë. ( Kliko këtu për të parë recetën). Lajmë kërpudhat e freskëta, i pastrojmë mirë dhe i presim në feta. Në një tigan me vaj ulliri hedhim thelpinjtë e hudhrës dhe kërpudhat.
  • I kapërdisim për disa minuta e më pas shtojmë salçiçet e prera në copa. I hedhim kripë, piper e rozmarinë dhe i mbulojmë me kapak. I lemë të ziejnë me zjarr të ulët. Më as i shtojmë majdanoz të grirë dhe i trazojmë. Pjata është gati për tu shërbyer.
  • Me ndihmën e një xhepi pastiçier ose thjesht me një lugë, vendosim purenë e patates rreth e qark pjatës, në mes vendosim kërpudhat me salçiçet. Servirim pjatën të nxehtë.

Notes

Ju bëftë mirë

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Brinjë qengji në zgarë

Mishi i qengjit është shumë i shijshëm nëse gatuhet në mënyrën e duhur. Me këtë lloj mishi mund të bëhen shumë receta. Ne kemi zgjedhur recetën më të thjeshtë. Mjaftojnë disa minuta për pjekjen e mishit në zgarë dhe do të kemi një pjatë të shijshme.

Shishqebap me mish derri e perime

Shishqebapi përgatitet në mënyra të ndryshme. Mund ta përgatisim me mish derri, qengji, pule epo viçi të njomë. Ne, në këtë recetë i kemi përgatitur edhe me perime e salsiçe të freskëta. Shishqebapi përgatitet në çast, në momentin që do ta shërbejmë, pasi i ftohtë nuk ka shumë shije. Mishi i përgatitur shkohet në shufra druri ose metalike ose në degë dafine apo rozmarine, ( këto të fundit i japin akoma më shumë shije) dhe piqet në skarë apo mbi prush.