Ëmbëlsira Muffin me Karrota

Një ëmbëlsirë me karrota që mund të shërbehet si për mëngjes apo një mbasdite me një çaj. Kjo ëmbëlsirë muffin është ideale edhe për fëmijët. Nëse dëshironi mund ti shtoni edhe copëza të vogla çokollate. 

Ëmbëlsira Muffin me Karrota është dhe një recetë e shpejtë për tortë. Pra nëse dëshironi dhe nuk keni formën e posaçme për muffin mund ta hidhni e ta piqni në një tavë normale për ëmbëlsira.

Ëmbëlsira Muffin me Karrota

Prep Time25 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time55 minutes
Course: Dessert
Cuisine: American
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona

Përbërësit

  • 400 gr karrota
  • 3 kokrra vezë
  • 300 gr miell integral
  • 300 gr sheqer panxharsheqeri
  • 200 ml vaj luledielli
  • 1 pako maja për ëmbëlsira
  • 1 lugë kafeje kanellë pluhur
  • 1 lugë copëza çokollate fakoltative
  • 1 lugë sheqer pluhur

Përgatitja

  • Fillimisht qërojmë, lajmë dhe presim në copa karrotat. I hedhim në një grirës elektrik dhe i grijmë mirë.
  • Në një enë qelqi hedhim vezët me sheqerin dhe i rrahim fort me rrahësin elektrik. Shtojmë ngadalë e pak nga pak vajin.
  • Në një enë tjetër bashkojmë dhe sitim miellin me majanë dhe me një lugë e shtojmë te masa e vezës. Shtojmë ngadalë miellin duke e përzier të gjithë përbërjen ngadalë.
  • Shtojmë po ashtu dhe karrotat e grira dhe kanellën pluhur,(nëse ju pëlqejnë, mund të shtoni dhe copëza çokollate).
  • Përziejmë mirë të gjithë masën derisa të jetë homogjene.
  • Masën e përgatitur e hedhim në format e posaçme për muffin dhe i pjekim në furrë të nxehtë 180°C përreth 30 minuta.
  • Pasi janë pjekur, i lemë muffin të ftohen dhe i shërbejmë me sheqer pluhur sipër.

Ju bëftë mirë!

emblesira muffin karrota artigatimit receta gatimi

Ju këshillojmë te lexoni edhe recetën Kek me Karrota

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Video Receta për Kadaif

Në vijim keni mundësi të ndiqni me video përgatitjen për Kadaif. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë pak më të veçantë, duke i bërë rolè copat. Kjo mënyrë përgatitje ka një paraqitje më interesante si dhe mbushja qëndron në brendësi dhe pas sherbetosjes.

Totë e ëmbël me bukë

Ju ka ngelur shumë bukë dhe nuk dini se ç'të bëni me të? Ne po ju japim recetë të ëmbël me bukën e mbetur. Kjo është një tortë që mund të bëhet me gjithçka na ndodhet në shtëpi. është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e mirë. Kjo tortë përgatitet me bukën e regjur në qumësht, e përzier me vezë e fruta të ndryshme. Një mënyrë e thjeshtë për të mos hedhur bukën e mbetur.

Torta zebër me çokollatë

Kjo tortë është një ëmbëlsirë shume e mirë, e lehtë, e butë dhe e shpejtë, gatuhet me pak përbërës. Kjo ëmbëlsirë është e veçantë dhe e bukur në prerje se ngjan me zebrën dyngjyrëshe. Të gjithë do të zbaviten dhe do të kënaqen me këtë tortë.

Plumcake me çokollatë

Plumcake me çokollatë dhe kos është një recetë e thjeshtë për tu përgatitur duke bërë pak kujdes në pjekje. Aroma dhe shija e kësaj ëmbëlsire është e pa rezistueshme dhe mund të konsumohet në çdo kohë.