Të brendshme qengji në tigan me konjak dhe rigon. Receta e gatimit e dërguar nga Moza F. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit.
Të brendshme qengji në tigan
Sasia: 0
Përbërësit
- 500 gr të brendshme qengji
 - 1 qepë të vogël
 - 1/3 gotë me konjak
 - 1-2 thelpinj hudhre
 - 1 limon
 - 1 lugë të vogël rigon
 - 1 lugë gjelle miell
 - pak vaj
 
Përgatitja
- Pasi i kemi larë të brendshmet i hedhim në një tenxhere me ujë që zien që të ziejnë për 5 minuta.
 - Pasi kanë marrë një zierje të lehtë u derdhim ujin dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë. Pasi janë ftohur pak i fshimë me letër kuzhine ose një pecetë që të mos kenë ujë dhe i presim në copa të vogla. Në një tigan të madh nxehim vajin dhe skuqim qepën e grirë, dhe hudhrën që të skuqen lehtë.
 - Më pas shtojmë copat e të brendshmet që kemi prerë që të skuqen për 5 minuta. Hedhim lugën e miellit dhe i trazojmë dhe u hedhim konjakun dhe gjysmë gote ujë dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta.
 - Në 2 minutat e fundit përpara se ti heqim shtojmë rigonin dhe lëngun e limonit.
 - Mund ta shoqëroni me patate të skuqura dhe sallatë.
 
