Si te gatuajme Supe perime me portokall e fileto peshku. Receta e dërguar nga Estela S. H.
Supe perime dhe portokall
Përbërësit
- 250 gr brokoli
- 1 karote
- 1 kungull
- 1 filxhan çaji kos
- 1 lugë gjelle miell orizi
- 4 thela portokalli
- pak majdanoz
- pak piper të zi
- 1 limon
- disa fileto pule ose peshku sipas dëshirës
Përgatitja
- Paraprakisht lajmë e presim të gjitha perimet në kubike të vegjël. Në një tenxhere i hedhim të gjitha perimet bashkë dhe i mbulojmë me ujë.
- I vëmë në zjarr me nxehtësi mesatare, duke i shtuar kripë. Pasi perimet të kenë zierë (provojmë me lugë) e heqim tenxheren nga zjarri dhe me një lugë druri i shtypim me ujin e vet, derisa të përftojmë një masë homogjene. Marrim filxhanin e kosit dhe i hedhim brenda një lugë miell orizi. I trazojmë mirë.
- Masën e përftuar e hedhim tek tenxherja ku kemi perimet. I trazojmë dhe i vëmë në zjarr me nxehtësi të ulet. Presim thelat e portokallit dhe i shtojmë tek masa e përftuar duke i lënë në zjarr derisa supa të ketë marrë pak trashje.
- E heqim nga zjarri dhe e servirim me majdanoz, piper të zi dhe limon e pak vaj ulliri sipër.
- Në qoftë se kjo supë do bëhet me fileto pule, fileton e ziemë më përpara dhe e hedhim copa, copa në momentin kur perimet të jenë zierë.
- Në rastin se do të përdorim fileto peshku, evitojmë kosin dhe e hedhim pasi perimet të jenë zierë, bashke me miellin e orizit.