Krem portokalli

Krem portokalli mund të përdoret për mbushjen e tortave, pse jo, edhe si një ëmbëlsirë pasditeve. Një recetë e thjeshtë për tu përgatitur dhe e freskët.

Krem portokalli

Prep Time15 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time35 minutes
Course: Komposto
Cuisine: Albanian
Keyword: fruta
Sasia: 2 vazo
Kalori: 200kcal

Përbërësit

  • 400 mL lëng portokalli
  • 130 gram sheqer
  • 50 gram gjalpë
  • 50 gram niseshte

Përgatitja

  • Në një tenxhere hedhim lëngun e portokallit, sheqerin të përzier me niseshte dhe gjalpin.
  • I trazojmë mirë e mirë pastaj e vendosim në zjarr të ngadalshëm duke e trazuar gjithë kohën pa e ndërprerë.
  • Kështu vazhdojmë derisa masa të trashet dhe të ziejë për gati dhjetë minuta.
  • E heqim nga zjarri dhe kremi është gati për tu servirur.
  • Kremi portokallit mund të përdoret për mbushjen dhe dekorimin e tortave. Gjithashtu mund të konservohet ne frigorifer për disa ditë.
  • Fare mirë mund të përzihet edhe me mousse çokollate. Kombinimi i këtyre dy produkteve është fantastik ne shije.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Gliko Portokalle

Kur flasim për llojet e glikove, gliko portokalle menjëherë na shkon mendja tek amvisat përmetare, të cilat janë mjeshtre perfektë për përgatitjen e tyre. Glikotë, amvisat zakonisht i përdorin për qerasje si dhe për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme.

Komposto Dardhe

Komposto dardhe e përgatitur në shtëpi dhe pa konservant na mundëson të shijomë ketë frutë ndryshe dhe gjatë gjithë vitit. Përgatitja e kësaj recete është shumë e thjeshtë por për një rezultat të kënaqshëm ju rekomandojmë të përdorni dardha të forta të llojit Kaiser ose Conference.

Gliko Qershie

Periudha ideale për të përgatitur gliko qershie. Frutin e qershisë duhet ta zgjedhim të madh dhe me ngjyrë të fortë. Glikoja qershisë do te dali shumë e bukur, e shndritshme dhe shumë e shijshme.

Gliko Kumkuat – Mandarina Kineze

Do të shikojmë recetën për gliko kumkuat apo siç njihen ndryshe me emrin mandarina kineze. Kumkuat janë fruta të vogla të pasura me vajra esenciale dhe veti kundër tumorit. Këto fruta kanë një përdorim të gjerë në kuzhinë, ideale për të përgatitur marmelata apo komposto.