Supe makarona të bëra në shtëpi

Supe makarona është shumë e pëlqyeshme sidomos kur makaronat janë të bëra në shtëpi. Receta që do të japim ne është një recetë gatimi e veçantë dhe me shumë vlera ushqimore.

Supe makarona të bëra në shtëpi

Prep Time15 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time25 minutes
Course: First plate
Cuisine: Mediterranean
Keyword: makarona
Sasia: 4 persona
Kalori: 210kcal

Përbërësit

  • 1 pulë fshati
  • 1 kokërr qepë
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 1 karotë
  • 1 degë selino
  • 2 gjethe dafine
  • pak majdanoz
  • pak kripë
  • pak piper

Përbërësit për makaronat e freskëta

  • 250 gram miell
  • 2 kokrra vezë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • pak qumësht

Përgatitja

  • Në fillim pastrojmë dhe lajmë pulën dhe perimet. Presim mishin e pulës dhe perimet në kube të vegjël.
  • I hedhim të gjitha produktet në një enë me ujë të bollshëm dhe i vëmë në zjarr.
  • Ndërkohë mund të merremi me përgatitjen e makaronave. Lexo recetën e plotë të makaronave të freskëta. Nuk është nevoja që makaronat e dorës të thahen. Mund ti përdorim direkt. Pjesën e tepërt mund ta ruajmë në frigorifer.
  • Pasi e shikojmë që ka zierë mishi dhe perimet, i nxjerrim nga lëngu dhe në enën do të hedhim makaronat e dorës që përgatitëm dhe dy lugë vaj ulliri. Makaronat do te ziejnë jo me shume se kater minuta.
  • Më pas ndajmë mishin nga kockat dhe e hedhim në tenxheren e makaronave.
  • E rregullojmë me kripë, hedhim edhe majdanozin e grirë dhe heqim gjetet e dafinës.
  • Supe makarona është gati dhe shërbehet e ngrohtë dhe mund të shoqërohet me bukë të thekur. Sipas dëshirës mund të shtoni dhe pak piper sipër.


Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Krem Kungulli dhe xhinxher

Supa krem kungulli është një pjatë vjeshte, shumë e mirë dhe e shëndetshme. Mjaftojnë pak përbërës dhe në pak minuta do të kemi gati një pjatë të parë vërtet të shijshme. Shija e ëmbël e kungullit lidhet shumë mirë me shijen karakteristike të xhinxherit. Kungullin mund ta përgatisim në shumë mënyra. Me të gatuajmë si receta të kripura ashtu edhe receta të ëmbla.

Receta per Supe Franceze

Supa francese ose supa me qepë (soupe à l'oignon) është një pjatë shumë e njohur në Francë dhe jo vetëm. Kjo pjatë është tradicionale edhe për shumë vende të tjera pasi është një pjatë e varfër, me pak përbërës ku mbizotëron qepa.

Supë me kërpudha

Supë me kërpudha është një recetë e lehtë dhe me vlera ushqimore që duhet të shtojmë në dietën tonë. Ekzistojnë më shumë se 4000 lloje kërpudhash, por vetëm 100 prej tyre janë të ngrënshme.

Supë krem me brokoli

Supa krem me brokoli është një pjatë e shëndetshme, e shijshme dhe e lehtë për tu gatuar. Kjo supë është ideale për vegjetarianët, por edhe për fëmijët që zakonisht nuk ju pëlqejnë perimet.