5 Receta Gatimi për Festën e Pashkëve

Pashka konsiderohet si një festë familjare. Në recetat që kemi publikuar tek Arti Gatimit, kemi bërë këtë përmbledhje me receta gatimi për festën e Pashkëve. Ajo kremtohej në ditën e hënës së plote të ekuinoksit pranveror. Ju mund ti lexoni recetat duke klikuar mbi titullin e seciles

1 – Vezë të kuqe

Një nder ritualet më të hershme të Festes se Pashkëve është ngjyrosja e vezëve, pjesë të traditës kishtare në vigjiljen apo natën e Pashkëve. Lexoni tekniken e ngjyrosjes së vezëve si edhe këshilla për një rezultat të përkryer.

2 – Role me mish të grirë


Edhe në këtë recetë protagonist janë vezët. Shoqëruar me pjata të ndryshme kjo recetë do të ndryshoj komplet tavolinën tuaj në festën ë Pashkëve.

3 – Vezë në Kulaç


Një tjetër recetë e veçantë me veze për festen e Pashkëve. Fare e thjeshtë për tu përgatitur dhe rezultat i mahnitshëm. Cilido që ta provoj këtë kulaç me veze, do te ngelet pa fjalë.

4 – Cyrek


Një tjetër recetë tradicionale për festën e Pashkëve. Kjo bukë speciale bazohet tek një recetë greke e hershme.

5 – Yshmer


Dhe pse ne krahina të ndryshme mund të ndryshoj emërtimi, yshmeri ka qenë prezent ne tavoline për festën e Pashkëve për vite me radhë.

Cila është receta juaj e preferuar? Presim mendimin tuaj në komentet më poshtë.

Gëzuar Pashkët!

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Vezë të kuqe për Pashkë

Vezët e ngjyrosura me ngjyrë të kuqe për Pashkë janë një traditë e hershme. Veza që në kohët antike ka simbolizuar jetën dhe Krishtin e Ringjallur. Zakonisht në traditën ortodokse vezët ngjyrosen ditën e enjte para Pashkëve dhe konsumohen ditën e dielë ose në ditët në vazhdim.

Tortë me çokollatë e spec djegës

Kjo tortë në formë zemre është ideale për të festuar festën e Shën Valenitinit dhe jo vetëm. Kjo është një tortë që mund ta gatuani në çdo moment që keni dëshirë për një ëmbëlsirë të veçantë. Shija e çokollatës kombinon shumë me specin djegës. Provojeni dhe do të jem e sigurt që do të jetë një nga tortat që do të përgatisni shpesh.

Panine me qumësht

Paninet e përgatitura me qumësht kanë një shije të veçantë, janë të buta e pëlqehen nga të gjithë sidomos nga fëmijët. Me masat që kemi dhënë mund të përgatisni panine si në rastin tonë, ose mund të bëni forma të ndryshme buke si gërshet ose një formë të vetme.