Arti në Kuzhine
comments 2

5 Food blogger shqiptar në Instagram

Sot do flasim Food blogger shqiptar. Kemi përzgjedhur 5 prej tyre që ju rekomandojmë ti ndiqni në Instagram. Këto profile shqiptaresh kanë një stil unik në prezantimin e gjithashtu gatimin e pjatave. Vazhdoni leximin dhe do ta kuptoni që janë vërtet frymëzim për të gjithë ne. Gjithashtu ju ftojmë të na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit.

Luga e Argjendtë (lugaeargjendte)

Dhurata e @lugaeargjendte është Ambasadore e Food Revolution Albania drejtuar nga britaniku Jamie Oliver. Eksperienca dhe dëshira për botën dhe artin kulinar e ka shtyrë Dhuratën të jetë aktive në shumë aktivitete. Ajo është një burim frymëzimi për të gjithë ne.

Kur e dëgjon Dhuratën të flasë për ushqimin mbetesh vërtet i mahnitur nga pasioni i saj jo vetëm për të por edhe për token dhe prejardhjen e tij.
Ushqim i shëndetshëm, prodhime të vendit dhe të stinës, respekti për token, kujdesi për ambientin janë kryesore për Dhuratën dhe duhet të jenë për të gjithë ne.

View this post on Instagram

It is considered one of the most authentic food of Albanians. The one and only “FLÍ”. Invented in the regions of Prizren, Gjakova bordering with Tropoja, Kukës and Kala e Dodës this memorable dish is part of the Slow Food Cooking cuisine that takes more than 4-5 hours cooking considering the precooking and all preparations made. This is why kids are sent to sleep before FLÍ is cooked! (FLÍ in Albanian language means Sleep). Another legend says that the FLÍ making process is a moment of sacrifice for the prolonged and tiresome procedure it takes. So it is called Fli, Flijim – sacrifice, immolation). A special ware is needed to cooking this dish and its called Saç! No FLÍ is cooked without SAÇ. It is a must! Also wood should be fired, turned into ember and Saç could offer a goldish color cooking to FLÍ. A very special sour milk cream called MAZË is a MUST to making FLÍ. Thin pancakes-looking- like layers cover the surface of Saç and cooked slowly one on another “painted”/covered by plenty of Mazë. This procedure is repeated until all the liquid dough and Mazë are finished! Fli is considered to have up to 40 layers especially in Kukës and Kalaja e Dodës. Prizreni and Gjakova are the cities where you can find FLÍ everyday in special bakeries but also Prishtina and other cities in Kosova ofer this delish on daily basis. You can eat it with Shari cheese, pickles or Chestnut Honey as in Tropoja. BUT you can come at Luga e Argjendtë and order it for lunch, dinner or for breakfast. It is our FoodPride! Foro credits @henrikoci.com_ #fli #kosova #kosova4ever #albanianfood #slowfood #slowkitchen #eat #byrek #foodlover#food #foodie #albaniankitchen #albanianrecipes #

A post shared by Luga e Argjendtë (@lugaeargjendte) on

Dëshira e pasioni e shtyu Dhuratën të hapi restorantin e saj të parë Luga e Argjendtë në Tiranë. Aty pasqyrohen të gjitha parimet e saj. Të Luga e Argjendtë mund të shijoni shumë pjata tradicionale dhe blini produkte shqiptare. Restorantin Luga e Argjendtë e gjeni te Kalaja Tiranë.

Mirela emri qe krijoi @papare_thebeautyofsmallthings

Duke pare faqen e Mirelës në Instagram vëmë re jo vetëm pasionin e saj për ushqimin, por edhe për fotografinë. Nuk është e lehtë të bësh fotografi të një pjate, duhet fantazi dhe kreativitet që Mirelës nuk i mungojnë. Të shikosh pjatat në faqen e saj të vjen nepsi dhe dëshira për ti gatuar direkt.

Kikiliciouss nga Kristi Janku

View this post on Instagram

Kek fantastik me luleshtrydhe 😍🍓 Ky kek është aq i thjeshtë dhe i shijshëm sa dhe vetë do habiteni nga rezultati final 😊 Shkon me së miri në mëngjes, drekë apo darkë! Me pak fjalë kurdo 💁🏻‍♀️😌 ___ 🔖 Përbërësit @supermarketbioju : 85 gr gjalp në temp dhome 200 gr sheqer i bardhë ose kaf 2 vezë 118 ml qumësht pak ekstrakt vanilje 188 gr miell 1 1/2 tsp fryrës ëmbëlsirash 1/2 tsp kripë 450 gr luleshtrydhe 25 gr sheqer 2-3 tbsp miell ___ 🔎 Proçedura: Ndizni furrën në temperaturë 176°C. Shtroni me letër furre një tepsi rrethore standarte ose një tepsi ëmbëlsirash me hapje anësore. Përzieni së bashku fryrësin e ëmbëlsirave, kripën dhe miellin dhe lëreni mënjanë. Prini luleshtrydhet në gjysmë nëse janë të vogla dhe në feta nëse janë të mëdha. Shtoni 2-3 lugë gjelle miell dhe përzijini së bashku. Kjo shtresë mielli absorbon disa nga lëngjet që lëshojnë luleshtrydhet në momentin e pjekjes dhe mundëson qëndrimin e tyre në vendin e pozicionuar nga ne. Në një tas rrihni së bashku gjalpin dhe sheqerin deri në masë kremoze. Shtoni vezët një e nga një ndërkohë që përzieni masën. Shtoni qumështin dhe vaniljen dhe vazhdoni rrihni. Shtoni përbërësit e thatë dhe rrihni deri sa komponentët të jenë kombinuar. Derdheni brumin në tepsi dhe sheshojeni. Rregulloni luleshtrydhet sipër brumit në një shtresë të vetme, sa më afër njëra-tjetrës të jetë e mundur. Spërkatni 25 gram sheqer sipër luleshtrydheve. Piqeni kekun deri në pjekje të plotë, deri sa kur të ngulni një kunjë dhëmbësh, të dalë e pastër. Lëreni të ftohet plotësisht. Sitni pak sheqer pluhur sipër nëse dëshironi përpara servirjes. #kikiliciouss #strawberrycake #foodblogger #foodie #delicious #foodphotography #recipe

A post shared by Kikiliciouss by Kristi Janku (@kikiliciouss) on

Kristi, vajza e @kikilicious. Kristi është një vajze e re, e pasionuar pas ushqimit dhe një dizanjer e talentuar. Bashkë me motrat e saj ka hapur faqen e saj në ueb ku flet jo vetëm për ushqimin, por edhe për udhëtimet dhe pasionet e saj. Kjo vajzë kaq e re dhe kaq e talentuar do të këtë shumë sukses në jetë.

elisabetaskarra

Elisabetta ose Ely siç e thërrasin është një piktore ëmbëlsirash dhe jo vetëm. Të shikosh faqen e saj ne Instagram mahnitesh nga fotot shumëngjyrëshe të tortave të saj. Krostatat janë specialiteti i Elisabetes dhe fantazia e saj nuk ka kufij në krijimin e tyre. Ndiqeni ne Instagram këtë vajze plot fantazi e talent dhe do të konfirmoni të njëjtën gjë dhe ju.

Orana e @oranacooks

Orana është një juriste me pasion për gatimin që e shtyu te marr pjesë para disa vitesh në MasterChef Albania. Kjo vajze përçon mirësi kur e shikon gjithmonë te buzëqeshur. Ne faqen e saj ne Instagram duket qartë që pjatat e Oranës janë gatuar me shumë pasion e dashuri.

View this post on Instagram

Mini beef pot pie 🥧 Little pleasures of these days 🤩 cooked for two but I could make happy a big family 🥰 🥧🥧🥧🥧🥧🥧🥧🥧🥧🥧🥧🥧 “Beef pot pie” eshte nje gatim shume i famshem ne Amerike, gati gati tradicional edhe pse besohet qe origjinen ta kete nga Greqia. Gatimi perbehet nga nje gjelle me mish, pule, peshk e perime qe mbyllet ne nje tepsi me nje pete te posatshme dhe piqet perseri ne furre☺️ Per gjellen 200-300 gr mish viçi i prere ne copa 1 karrote 1 patate 1 qepe mesatare 2 thelbi hudher 1 patellxhan i zi 1 dege selino 1 luge caji ajvar 2 luge gjelle salce domatesh 1 gjethe dafine Rigon Piper i zi Vaj ulliri Opsionale: Vere e kuqe, bizele, kerpudha, mish pule Per brumin 2 grushta miell Vaj ulliri Kripe Pak pluhur pjekes 1 veze Pak uje i ftohte. Pergatitja Gatuajme mishin me qepen, hudrat,karroten e selinone ne vaj ulliri. Shtojme ngadale perimet e tjera te prera ne kubike, erzat e kripe,dhe salcen. Nqs deshirojme mund te perdorim vere te kuqe. Gjellen e leme te zieje ne zjarr mesatar per te pakten 2 ore. Pergatisim brumin duke i perziere perbesit bashke e duke punuar nje kulaç te cilin e leme te pushoje ne frigorifer. Kur gjella te kete ziere e transferojme ne nje tepsi ku donte vazhdojme pjekjen. Hapim brumin ne trasheri 5-8 mm dhe e vendosim siper tepsise duke e ngjeshur tek cepat qe te puthitet mire. Per te ngjitur brumin mund te perdorim dhe “egg wash” nje veze te rrahur me pak uje me te cilen edhe e lyejme peten persiper qe te marre ngjyre te arte. Peten e shpojme ne mes qe te dalin avujt e gatimit te gjelles kur piqet ne furre. Mund te impovizoni si te doni , por keto dite qe keni me shume kohe eshte nje gatim qe do ta shijoni 🥰😍 Love, Ori 🌸 #food #foodporn #foodie #instafood #foodphotography #yummy #foodstagram #delicious #instagood #foodblogger #love #foodlover #like #follow #foodgasm #dinner #healthyfood #foodies #restaurant #tasty #lunch #photooftheday #eat #healthy #homemade #picoftheday #chef #cooking #instagram #bhfyp

A post shared by Orana Sinani (@oranacooks) on

Gjithashtu mos harroni të na ndiqni @ArtiGatimit në Instagram për të rejat e fundit dhe të promovimet e radhës.

Cili është profili juaj i preferuar në Instagram? Na shkruani në komente sugjerimet tuaja.

Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!

2 Comments

  1. Auri says

    Komplimente. Artikull shume I bukur, shumë i çiltër. Faleminderit shumë Nerti. Suksese te gjithave. ❤

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


Komento nga Facebook!

Enter your comment - Comments