Pulë me qull e arra

Pulë me qull është një recetë shumë e thjeshtë dhe shumë e përdorur sidomos në zonën e Korcës. Kjo recete është shumë e shëndetshme dhe ka një shije fantastike.

Pulë me qull e arra

Prep Time15 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time35 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle, mish
Sasia: 4 persona
Kalori: 340kcal

Përbërësit

  • 600 gr mish pule
  • 60 gr gjalpë
  • 150 gr arra
  • 4 lugë gjelle miell
  • 4-5 thelpinj hudhër
  • mëndrëz nenexhik
  • kripë
  • piper

Përgatitja

  • Pulën e pastrojmë e lajmë dhe e presim në thela. Thelat i hedhim në një enë me ujë të valuar të cilën e kemi vënë në zjarr më parë. Pulën e ziejmë në zjarr të avashëm duke i shtuar edhe kripën.
  • Pasi zien pula, në një enë hedhim gjalpin dhe kaurdisim miellin sa të marri një ngjyrë të verdhë.
  • Më pas shtojmë nga lëngu i pulës pjesë-pjesë dhe e trazojmë që mielli të mos na bëhet kokrriza. Lëngun e lemë në zjarr të avashëm duke e trazuar për gati 5-6 minuta.
  • Shtojmë arrat, hudhrat, mëndrëzën, thelat e mishit i trazojmë dhe i heqim nga zjarri.
  • Pulë me qull hidhet në pjatë dhe shërbehet i ngrohtë.

Receta për pulë me perime në tavë.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

7 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Brinjë qengji në zgarë

Mishi i qengjit është shumë i shijshëm nëse gatuhet në mënyrën e duhur. Me këtë lloj mishi mund të bëhen shumë receta. Ne kemi zgjedhur recetën më të thjeshtë. Mjaftojnë disa minuta për pjekjen e mishit në zgarë dhe do të kemi një pjatë të shijshme.

Mish viçi me kos

Si te gatuajmë mish viçi me kos në mënyrën më të thjeshtë. Kosi përveçse i jep butësi mishit i kalon edhe një shije të veçantë dhe karakteristike. Edhe pse mund të ngjasoje me tave kosi, kjo pjatë është me të vërtet shume e shijshme dhe për tu provuar.

Mish pule me kos

Pula me kos është një nga ato recetat që ju këshillojmë ta provoni një herë e që patjetër do ta gatuani gjithmonë. Mishi i pulës i gatuar me kos është një alternativë e recetava të shumta që ekzistojnë për të gatuar këtë lloj mishi. Në këtë recetë ne kemi shtuar disa erëza por nëse nuk ju pëlqejnë mund të mos i shtoni. Hidhini kosit erëzat që preferoni më shumë.

Qofte të vogla

Qoftet janë një ushqim që pëlqehet nga të gjithë. Janë një pjatë e dytë e shijshme por fare mirë mund të shërbehen edhe mbasdite të shoqëruar me një aperitiv. Ka shumë mënyra për të gatuar qoftet. Në masën e përgatitur për qoftet mund të fusim edhe perime. Kjo është një mënyrë e mirë për të bërë fëmijët të hanë edhe ato ushqime që në të vërtetë nuk i kanë ngrënë asnjëherë. Në këtë recetë, ne kemi sjellë një variant të përgatitjes së qofteve.