Mantia – Recete tradicionale nga kuzhina kosovare

Mantia është një recetë tradicionale e Kosovës. Mantia mund të përgatitet me mish viç, mish pule ose vetëm me gjalpë dhe kos sipër. Receta në vijim është një variant i mbushur me mish viçi.

Mantia

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Resting30 minutes
Total Time1 hour 10 minutes
Course: Side Dish
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 340kcal

Përbërësit

Brumi për një tavë mesatare.

  • 500 gr miell
  • 250 ml uji
  • 20 gr gjalpë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • pak kripë

Për mbushjen e Mantia

  • 250 gr mish i grirë viçi ose pule
  • 3 kokrra qepë
  • kripë
  • piper i zi
  • piper i kuq
  • vaj ulliri

Përgatitja

Përgatitja e brumit

  • Në fillim përgatitim brumin për mantia. Në një enë hedhim miellin, ujin, 2 lugë vaj ulliri dhe pak kripë. Punojmë brumin për gati 7-8 minuta. Brumin e mbështjellim me një qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë.

Mbushja e Mantia

  • Ndërkohë që brumin e vendosim të pushojë, merremi me përgatitjen e mbushjes. Grijmë qepën hollë dhe i kaurdisim pak në një enë me vaj ulliri, sa të ulet masa. Më pas hedhim mishin dhe e kaurdisim në zjarr të ngadalshëm, derisa të mpikset lëngu i tij. Heqim mbushjen nga zjarri, hedhim kripë piper dhe e përziejmë mirë. Mbushja për mantia është gati.

Përgatitja finale

  • Tashmë meremi me petët. Brumin e ndajmë në 12 toptha. Të gjithë topthat i hollojmë me pec (okllai) me diametër 25 cm. Petët e vogla i lyejmë në të gjithë sipërfaqen me pak gjalpë. Këto i vendosim njëra mbi tjetrën duke i ndarë 2 herë nga 6. Hollojmë 6 petët e para sa të mundemi dhe me anë të thikës e presim në katrore.
  • Katroret i mbushim me nga një lugë nga mbushja që përgatitëm dhe e mbështjellim në 4 cepat .Kështu formohet një boçe e vogël. Boçen e çojmë me cepat poshtë, në një tavë të lyer me vaj. Kështu vazhdojmë me të gjitha katrorët që premë dhe me pjesën tjetër të petëve.
  • Tavën me mantia e futim në furrë të para ngrohur në 200°C për 20 minuta.
  • Receta tradicionale nga kuzhina kosovare Mantia është gati për tu shërbyer. I lëmë pak të ftohen dhe i shpërbejmë në pjata duke u munduar mos ti prishim pjesët.

Receta të tjera nga kuzhina shqiptare që mund të lexoni janë Kulaç me arra, Kernacka Korçe apo edhe flija.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

Mantia - Receta Tradicionale nga Kuzhina Shqiptare Kosovare
3 Shares
2 comments
  1. Do doja ti gatuaja, dhe pastaj te lija dhe nje koment,
    megjithate simbas recetes qe lexova duhet te jen te shijshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Gjel deti i pjekur

Gjeli i detit është një karakteristikë e darkës së funvitit në Shqipëri. Nuk mund ta mendojmë tryezën pa patur në mes të saj mishin e pjekur të gjelit të detit. Ne e kemi pjekur shumë thjesht, veç me kripë e gjalpë, pa shtuar erëza të tjera, por nëse dëshironi mund ti shtoni piper ose ta mbushni me arra.

Brinjë derri në furrë me patate

Brinjë derri në furrë me patate është një nga ato pjata që duhen provuar patjetër. Përveçse e shijshme është dhe e shpejtë në përgatitje. Mjafton ti fusësh në tavë gjithë përbërësit dhe rezultati është mëse i kënaqshëm. Zakonisht unë këtë pjatë e përgatis në ditët e ftohta, të shoqëruar me një gotë vere të kuqe të mirë, por gjithsecili është i lirë ta përgatisë kur të dojë.

Pulë me perime

Mishi i pulës mund të gatuhet në mënyra nga më të ndryshmet. Në këtë recetë ne e kemi sjellë të gatuar me perime të ndryshme. Kjo është një pjatë shumë e shijshme dhe jo shumë e vështirë në përgatitje.

Gjelle me presh dhe mish

Le të shfrytëzojmë deri ne fund atë qe na jep toka me recetën e radhës, gjelle me presh dhe sigurisht ndonjë copë mishi. Recetë shumë e thjeshtë për tu ndjekur dhe për të mos humbur traditën e "gjellëtoreve"!