Bukë arabe me maja natyrale

25 Shares
24
0
1
Bukë arabe është një bukë shumë e butë, e përdorur në Lindjen e Mesme. Kjo bukë mund të mbushet me mish apo gjera të tjera të shijshme.

Bukë arabe

Prep Time10 mins
Cook Time10 mins
Resting5 hrs
Total Time5 hrs 20 mins
Course: Bread
Cuisine: Global
Keyword: buke
Sasia: 4 persona
Kalori: 140kcal

Përbërësit

  • 300 gr miell tipi 00
  • 100 gr maja natyrale
  • 150 ml ujë
  • 1 lugë e vogël kripë
  • 1 lugë e vogël mjaltë
  • 1 lugë e vogël vaj ulliri

Përgatitja

  • Për të përgatitur këto bukë arabe, si fillim duhet të kemi përgatitur majanë natyrale. Lexoni më shumë si përgatitet maja natyrale.
  • Shkrijmë majanë se bashku me mjaltin së bashku me ujin. Me pas shtojmë miellin dhe e trazojmë mirë në brendësi të enës. Në fund shtojmë vajin e ullirit dhe kripën.
  • E spostojmë brumin në tavolinën e punës dhe e punojmë mirë për disa çaste. E mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për rreth 1 orë.
  • Pasi ka pushuar e ndajmë në 7 pjesë të barabarta dhe i bëjmë toptha të vegjël. I lëmë të pushojnë përsëri për 1 orë tjetër duke i mbuluar me një qeskë kuzhine.
  • Me pas hapim brumin në pite të rrumbullakëta pa qenë nevoja të shtojmë miell apo niseshte.
  • Kësaj radhe duhet të kalojnë rreth 3-4 orë për të pushuar. Pasi janë fryrë disi ngrohim një tigan dhe pjekim bukën arabe duke e kthyer shpesh here.

Buke arabe është gati, mund ta shërbejme siç është ose ta mbushim në brendësi në formën e kebab.

Lexoni receta për bukë me maja natyrale ose bukë me arra.

Ju bëftë mirë!

25 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Recipe Rating




You May Also Like

Pite për sulfllaqe

Pite për sulfllaqe përgatitur në shtëpi. Kjo është një recetë ku pite ngelet shumë e butë dhe e shijshme. Sipas dëshirës mund të shtoni pak rigon masës së brumit për akoma më shumë aromë.