Gatime UnikeJaprak me gjethe rrushi

Japrak me gjethe rrushi është një pjate shumë e shijshme dhe ideale për këtë periudhë të vitit. Japrakët mund ti gatuajmë edhe me gjethe lakrash të ndryshme, por shija e tyre e veçantë është të gatuhen me gjethet e njoma të hardhisë së rrushit.

Antipasta (Meze)Pastiço me perime

Kjo recetë e thjeshtë mund të gatuhet me perimet që keni në shtëpi. Këtë pjatë e kam gatuar një ditë kur më ngelën shumë perime të ziera e nuk dija ç’të bëja me to. Është një pjatë e thjeshtë, por e shijshme.

EmbëlsiraTortë me çokollatë e spec djegës

Kjo tortë në formë zemre është ideale për të festuar festën e Shën Valenitinit dhe jo vetëm. Kjo është një tortë që mund ta gatuani në çdo moment që keni dëshirë për një ëmbëlsirë të veçantë. Shija e çokollatës kombinon shumë me specin djegës. Provojeni dhe do të jem e sigurt që do të jetë një nga tortat që do të përgatisni shpesh.

Gatime UnikeLazanja – Video Receta

Lazanja është një nga pjatat më të njohura të kuzhinës italiane. Kjo pjatë e shijshme mbledh rreth tavolinës të rritur e fëmijë. Provoheni ta gatuani për familjen e miqtë tuaj e jam e sigurt që do të ketë shumë sukses.