EmbëlsiraKulaç 5 lekësh

Kur sjellim ndërmend vitet e fëmijërisë (para shumë vitesh kuptohet), patjetër që do të kujtohemi edhe për ata kuleç të vegjël me atë ngjyrën e kuqe sipër. Kuleç 5 lekësh i thoshin nga anët tona, por janë thjesht biskota të lyera sipër me sheqer e ngjyrues.

EmbëlsiraReçel qershie

Qershitë janë një frutë i shijshëm dhe i përshtatshëm në shumë receta. Muaji maji është muaji në të cilën fillojnë të piqen qershitë. Nëse kemi një sasi të madhe mund ti bëjmë reçel dhe ta ruajmë për muajit e mëvonshëm.

EmbëlsiraTorta me çokollatë e gjalpë kikiriku

Kjo tortë është me të vërtetë një nga ëmbëlsirat më të mira e më të forta. Duket e vështirë, por është një recetë e thjeshtë që nuk ka nevojë as të piqet në furrë. është një lloj cheescake e në bazë të kësaj torte është gjalpi i kikirikut që përdoret shumë në Amerikë.

GarnituraSpeca të pjekur

Specat janë shumë të shijshëm dhe mund ti përdorim në shumë receta. Por lëkura e tyre nuk tretet mirë. Në këtë recetë japim një sekret sesi mund ti heqim lëkurën e specave pa u lodhur shumë.

Salcë kima

Kima (ose e quajtur tjetër ragu) është një salcë me bazë mishi të grirë, të cilën mund ta përdorim për ta përzier me makarona, oriz, perime të ndryshme, etj. Kjo lloj salce kërkon pak kohë në zierje, por përfundimi ia vlen mundimin e bërë.

Receta me MishQofte me salcë

Qoftet mund të përgatiten në mënyra nga më të ndryshmet. Në këtë recetë ne i kemi sjellë me salcë domate që i bën akoma më të shijshme. Këto qofte mund të serviren si pjatë e dytë ose mund ti përdorim si salcë për makarona.

EmbëlsiraReceta për Yshmer

Yshmeri është një pjatë tipike e zonës së Myzeqesë dhe zakonisht gatuhet për Pashkë. është një pjatë e shijshme. Mund të gatuhet në dy versione si i ëmbël ashtu dhe i kripur.