MasterChef Albania është një show televiziv mbi sfida gatimi. Fituesi i MasterChef do të publikojë një libër me Receta Gatimi të cilin mund ta fitoni FALAS në konkursin tonë.
Piadina është një lloj buke e holle,( më mirë të themi pite e hollë), e cila e ka origjinën nga Romagna. Kjo lloj pite është e njohur kudo dhe pëlqehet nga të gjithë. Zakonisht mbushet me djathë dhe paloset ne mes, por gjithsecili mund ta mbushë me përbërësit që dëshiron si proshutë, sallatë,domate e perime të tjera. Mund te hahet ne formën e një sanduiçi.
Pressure test quhet prova e radhës, një test nën presion. Në këtë test duhet të gatuajmë një pjatë ku përbërësi kryesor duhet të jetë kërpudha. Koha në provat e programit Masterchef Albania është shumë e limituar, duhet të shtojmë edhe emocionet, tensionin dhe faktin që gatuan përpara shefave të vërtetë dhe të gjitha këto bëjnë që ndonjëherë të mos arrish rezultatin e dëshiruar
Prova në Masterchef Albania është ajo e Mistery Box, ku në të cilën gjenden të fshehur disa përbërës me disa prej të cilëve duhet të gatuajmë një pjatë të shijshme dhe të bukur
Makaronat e freskëta të përgatitura në shtëpi janë shumë të shijshme. Kjo është një nga ato recetat bazë për përgatitjen e llojeve të ndryshme të makaronave si ravioli, tortelli, spaghetti, tagliatelle, lazanjë,
Kjo salcë karameli është shumë e mirë dhe mund ta përdorim mbi akullore, mbi torta e ëmbëlsira të ndryshme. Ka disa receta për përgatitjen e salcës së karamelit, por receta e mëposhtme na kënaqi më shumë me rezultatin e arritur.
Prova e radhës në Master Chef Albania ishte përgatitja e një pjate ku përbërësi kryesor të ishte veza. Në momentin kur shefat nxorën vezën mendimi im i parë ishte lidhja e vezës me spinaqin sepse kjo shije më pëlqen shumë.