E ku ka më bukur për një gocë të vogël që fryn qirinjtë e ditëlindjes mbi një tortë në formën e një kukulle Barbie. Jo vetëm merr dhuratë kukullën por shijon edhe ëmbëlsinë e tortës.
Pandispanja me kakao është baza ideale për të përgatitur torta të mbushura e të zbukuruara, por mund të shijohet edhe thjesht siç është për mëngjes ose mbas-dite.
Kremi i gjalpit është shumë i përdorur në pastiçeri. Ky lloj kremi përdoret për të mbushur torta të ndryshme, ëmbëlsira të vogla siç janë cupcake ose ato pastat e vogla që ishin shumë të përhapura në Shqipëri përpara shumë vitesh.
Torta e kripur me karrota e kunguj është ideale për një aperitiv me miqtë ose si antipastë. është një pjatë të cilën mund tia shërbejmë edhe fëmijëve sepse pamja e saj është mjaft e këndshme.
Torta me kungull e çokollatë është një ëmbëlsirë e shëndetshme dhe e shijshme pasi kombinon shijen e mrekullueshme të çokollatës me butësinë e kungullit.
Kjo tortë e kripur është ideale për një aperitiv ose si antipastë për të hapur vaktin. është një pjatë e bukur në pamje dhe e shijshme në të ngrënë. Mund të jetë fare mirë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët.