Tavë me miell misri e mish

Tava me miell misri e mish është ideale për ditët e ftohta. është një pjatë unike sepse është e pasur me shumë përbërës ushqyes. Mund të jetë edhe një alternativë e 'lazanjës' për personat celiak, sepse përmban vetëm miell misri.

Tavë me miell misri e mish

Përbërësit

  • Përbërësit për brumin

  • 400 gr miell misri
  • 50 gr gjalpë
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak arrë moskat të grirë
  • Përbërësit për mbushjen

  • 500 gr mish viçi e qengji
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 degë selinoje
  • 150 gr salcë domate
  • pak borzilok
  • pak kripë
  • pak piper
  • 2 gjethe dafine
  • 60 ml verë e kuqe
  • 150 gr djathë parmixhan të grirë
  • 60 gr djathë të tymosur

Përgatitja

  • Si fillim përgatisim salcën me mish. Marrim mishin dhe me ndihmë e një thike e presim në copa shumë të vogla. (Mund të përdorim edhe makinën e mishit, por ajo e grin komplet, në këtë rast duam ta ndjemë copën e mishit kur ta hamë.)
  • Marrim qepën, e qërojmë dhe e grijmë hollë. Karrotën dhe selinonë pasi i kemi pastruar e larë i grijmë në grirësen elektrike.
  • Marrim një tigan dhe hedhim në të pak vaj ulliri e shtojmë qepën e grirë hollë dhe karrotën me selinonë. I trazojmë mirë. Pasi janë kavërdisur disa minuta shtojmë copat e vogla të mishit. I kavërdisim të gjitha bashkë në zjarr të fortë. Më pas i shuajmë me verë të kuqe. E lemë derisa alkooli të avullojë e më pas i hedhim salcën e domates. Shtojmë kripë, piper, gjethet e dafinës dhe mbulojmë tiganin me kapak. E lemë të ziejë ngadalë derisa të krijohet një salcë e trashë.
  • Marrim një tenxhere të madhe e shtojmë në të ujë. E lemë të ziejë e më pas shtojmë kripë e trazojmë pak. Fillojmë të hedhim me kujdes e ngadalë në formë shiu miellin e misrit. Duhet ta trazojmë vazhdimisht ndërkohë që vazhdojmë ta hedhim. Shtojmë më pas gjalpin e pak arrë moskat të grirë. E lemë të ziejë derisa të trashet brumi.
  • Marrim një tavë e lyejmë me pak vaj ulliri ose gjalpë e hedhim në të gjysmën e brumit të përgatitur. Shtojmë sipër salcën me mish, djathë parmixhan të grirë dhe feta djathi të tymosur. E mbulojmë me pjesën tjetër të brumit. Sipër i hedhim djathë parmixhan të grirë.
  • Tavën e përgatitur e vendosim në furrë të nxehtë 220°C përreth 20-30 minuta derisa të shohim që pjesa sipër ka marrë një ngjyrë të bukur të verdhë. Nxjerrim tavën nga furri dhe e lemë të ftohet pak derisa të mpikset. Më pas e presim në copa dhe e shërbejmë të ngrohtë duke i hedhur sipër pak djathë të grirë.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

receta-gatimit-celiak-mish-fotografi-recipe-foodporn-food-free-video-cooking-1

0 Shares
2 comments
  1. ju falenderojme per keto receta te mrekullueshme qe na jepni. Vallahi nuk ka dite qe te mos shohim gatime te reja dhe shume te thjeshta per tu pergatitur. Sidomos kur jemi ne fund te orarit te punes, dhe i shohim ato, kur uria na ka marre aq shume sa ngopemi vetem duke i lexuar dhe mezi presim te shkojme dhe ti praktikojme ne shtepite tona. Edhe njehere faleminderit se na e lehtesoni shume punen e gatimit neper shtepite tona.
    me respekt Vjollca Kola

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tavë me kërpudha shoqëruar me salcë djathërash – MasterChef Albania

Pressure test quhet prova e radhës, një test nën presion. Në këtë test duhet të gatuajmë një pjatë ku përbërësi kryesor duhet të jetë kërpudha. Koha në provat e programit Masterchef Albania është shumë e limituar, duhet të shtojmë edhe emocionet, tensionin dhe faktin që gatuan përpara shefave të vërtetë dhe të gjitha këto bëjnë që ndonjëherë të mos arrish rezultatin e dëshiruar

Musaka me patate

Musaka është një pjatë tipike e kuzhinës greke. Ka shumë variante të musakasë si me patëllxhanë, kunguj, patate apo perime të tjera. Ne këtu e kemi sjellë në variantin me patate. Kjo është një recetë e shijshme dhe që mund ta shërbejmë si pjatë kryesore.