Burani me Spinaq e Vezë

Burani me spinaq e vezë është një pjatë e shijshme dhe me siguri e pasur me vitamina. Duke i hedhur sipër edhe vezën, mund ta shërbejmë si pjatë të vetme. Një recetë e thjeshtë, por që të kënaq me shijen e saj.

Burani me Spinaq e Vezë

Përbërësit

  • Për 5-6 persona

  • 1 kg spinaq i freskët
  • 1 filxhan kafeje oriz
  • 5-6 qepë të njoma ose 1 qepë e thatë
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak kopërr ose pak neneshik sipas dëshirës
  • 5-6 vezë
  • 4-5 lugë vaj ulliri

Përgatitja

  • Si fillim lajmë mirë në ujë të rrjedhshëm spinaqin. Pastrojmë gjithashtu edhe qepët.
  • Në një tenxhere të gjerë hedhim vaj ulliri dhe grijmë në të qepët. I kavërdisim për disa minuta e më pas shtojmë orizin. I trazojmë mirë. I shtojmë ujë dhe e lemë të ziejë.
  • Kur orizi është gjysmë i zier shtojmë spinaqin, (presim në copa nëse fletët e tij janë të mëdha). Shtojmë pak kripë, pak piper dhe pak ujë nëse ka nevojë. Mbulojmë tenxheren me kapak duke e lenë të ziejë ngadalë derisa të jetë shteruar uji dhe orizi të jetë zier. Kur gjella është gati shtojmë pak nenexhik ose kopërr të grirë, e trazojmë ngadalë dhe fikim zjarrin. Shtojmë në fund vezët duke i thyer sipër dhe e mbulojmë tenxheren me kapak.
  • E lemë kështu të mbuluar në mënyrë që vezët të piqen me nxehtësinë e gjellës. (Këtë gjellë mund ta bëni edhe në tavë në furrë duke e hedhur orizin e spinaqin pasi është gjysmë i zier. Në fund fikni furrën dhe shtoni vezët.)
  • Shërbejmë gjellën të ngrohtë duke e serviruar çdo personi edhe nga një vezë në pjatë.

Notes

Video Receta

https://youtu.be/Vae3R31vW-g

Përgatitja

burani-veze-spinaq-receta-gatimi-arti-food-recipe-a
burani-veze-spinaq-receta-gatimi-arti-food-recipe-c
burani-veze-spinaq-receta-gatimi-arti-food-recipe-b

Ju bëftë mirë!

burani-veze-spinaq-receta-gatimi-arti-food-recipe-d

5 Shares
5 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Soufflé patate

Soufflé patate mund të përgatitet edhe në vesonin me proshutë në një tavë të vetme ose në porcione teke. Le të shohim më parë versionin vegjetarian të përgatitjes së kësaj recete.

Bollgur me perime

Bollgur me perime është një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë kur nuk kemi kohë për të gatuar. Zgjedhja e perimeve mund të jetë sipas dëshirës, mjaftojnë të jenë të freskëta dhe bio.