Luleshtrydhe me akullore

Luleshtrydhja është një frut i pasur me vitamina C, A, B1, B2 etj. Këtë lloj fruti, shumë i shijshëm, me një formë të bukur, profum i këndshëm dhe shije fantastike, përveçse mund ta konsumojmë të freskët, mund ta përdorim në shumë ëmbëlsira. Ne kemi zgjedhur një recetë shumë të thjeshtë për tu përgatitur dhe me pak përbërës.

Luleshtrydhe me akullore

Prep Time20 minutes
Total Time20 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 3 persona

Përbërësit

  • 200 gr luleshtyrdhe
  • 150 gr akullore shija që dëshironi

Përgatitja

  • Pasi i lajmë luleshtrydhet, i presim ne copa, (mund të lëmë vec dy ose tre luleshtrydhe për zbukurim sipër).
  • Marrim dy kupa të vogla, ose dy gota qelqi, hedhim në to luleshtrydhet e prera, sipër tyre vendosim akullore dhe përsëri disa feta te vogla luleshtrydhe.
  • Një kombinim luleshtrydhe me akullore që nuk të mërzitet kurrë.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

0 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Bakllava Shqiptare

Bakllavaja është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendet ballaknike dhe jo vetëm. Kjo ëmbëlsirë është e bërë me petë të mbushura me arra, (bajame, lajthi,pistak në disa vende), dhe e regjur me sherbet ose mjaltë në disa vende të tjera. Thuhet që origjina e bakllavasë vjen nga Turqia. Në ditët e sotme kjo ëmbëlsirë është e njohur nga të gjithë.

Receta për Karamel

Kjo salcë karameli është shumë e mirë dhe mund ta përdorim mbi akullore, mbi torta e ëmbëlsira të ndryshme. Ka disa receta për përgatitjen e salcës së karamelit, por receta e mëposhtme na kënaqi më shumë me rezultatin e arritur.

Amareta – Receta për Embelsira

Kur flasim për amareta, mëndja na shkon tek gjyshet tona të cilat janë të pa përtuara për përgatitjen e këtyre biskotave që të shkrihen në gojë. Amaretat janë shumë të mira dhe të pëlqyeshme për fëmijët.

Trilece

Trilece është një ëmbëlsirë shumë e mirë sidomos për fëmijët. KJo lloj ëmbëlsire është shumë e njohur në Amerikën Latine dhe thuhet që origjinën e ka pikërisht atje, nga merr edhe emrin 'tres leches', ( dmth. tre lloj qumështi). Trilece është një pandispanjë e lagur me qumësht dhe me karamel

Torte kompjuter me çokollate

Tortën kompjuter ua dedikojmë të gjithë lexuesve të faqes tonë, sepse është kompjuteri ai që na bashkon e na ndihmon 'të shijojmë' receta të shijshme. U mbush një vit që jemi së bashku në këtë faqe me receta gatimi e këshilla të ndryshme. Shpresojmë që t'ju kemi ndihmuar sadopak me recetat tona.