Rolè me vezë dhe spinaq

Kjo është një pjatë e shijshme, delikate dhe e lehtë për tu përgatitur. Mund të jetë edhe një alternativ si pjatë e dytë për personat vegjetarianë sepse nuk përmban mish.

Rolè me vezë dhe spinaq

Përbërësit

  • Përbërësit për omëletën

  • 6 vezë
  • 1 lugë djath parmixhan i grirë
  • pak kripë
  • pak majdanoz i grirë
  • Përbërësit për mbushjen

  • 1 kg spinaq i freskët
  • 2 lugë gjizë pa kripë rikota
  • 1 lugë djath parmixhan
  • 1 mocarela

Përgatitja

  • Fillojmë me përgatitjen e omëletës, thyejmë vezët në një enë, i rrahim me një pirun, më pas shtojmë të gjithë elementët e tjerë, kripën, parmixhanin dhe majdanozin. I rrahim bashkë.
  • Marrim një tepsi drejtkëndëshe, të madhe, i shtrojmë një letër furre dhe mbi të hedhim masën e përgatitur. Tava duhet të jetë e madhe për arsye që omleta s'duhet të jetë e trashë. E fusim ne furrë 200° C për 15-20 minuta. Pasi e heqim nga furra e lëmë të ftohet për disa minuta.
  • Ndërkohë, përgatisim spinaqin. Pasi e kemi larë mirë, e hedhim në një tenxhere me gjysmë gote ujë dhe pak kripë dhe e lëmë te ziejë. Më pas e kullojmë dhe e hedhim në një enë ku shtojmë gjizën dhe parmixhanin.
  • Marrim tavën me omëletë, sipër i shtrojmë spinaqin e përgatitur dhe sipër spinaqit shtojmë mocarelën e prerë në copa të vogla. Me ndihmën e letrës së furrës, mbyllim me kujdes rolenë, e mbyllim dhe anash me kujdes duke i dhënë formën e një 'karameleje'. E fusim ne furrë për 15 minuta.
  • Më pas e heqim nga furra, e lëmë disa minuta të ftohet e pastaj i heqim letrën e furrës, e presim ne feta dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Notes

Ju bëftë mirë!

0 Shares
8 comments
  1. Nëse doni të luftoni obezitetin perdoreni këtë recetë. Mua më pelqen shumë kjo recetë. Provojeni edhe ju!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Si të gatuajmë Sushi

Sushi është një pjatë tradicionale japoneze me oriz të përgatitur me uthull, me pak sheqer dhe kripë, që shoqërohet me një larmi përbërësish, të tilla si ushqime deti, shpesh të papërpunuara dhe perime.

Byrek i mbushur në formë lule

Receta e këtij byreku na ka ardhur nga një lexuese e rregullt e faqes tonë, Edona të cilën e falenderojmë. është me të vërtetë një byrek jo vetëm i shijshëm por edhe i bukur në pamje. Mund ta shërbejmë mbasdite për fëmijët ose për një aperitiv me miqtë. Jam e sigurt që të gjithë do të ngelen të kënaqur nga ky byrek. Në këtë rast ne e kemi mbushur me djathë e gjizë, por gjithsecili mund ta mbush sipas dëshirës e fantazisë.

Petulla të shpejta

Petullat janë vërtet të shijshme kur i shijon të sapo gatuara me mjaltë sipër e kanellë. Janë të shumta recetat e petullave, por ne sot po ju sugjerojmë një recetë shumë të shpejtë e të thjeshtë. Mund ta gatuani në mëngjes apo pasdite për familjen tuaj.