Rolé të vogla mishi me kunguj e proshutë

Këto rolè të vogla janë me të vërtetë të shijshme, dhe i pëlqejnë si të mëdhenjve edhe fëmijëve. Kjo është një pjatë e dytë, e thjeshtë dhe e mirë, e cila bëhet me feta mishi të mbledhura brenda me kunguj dhe proshutë. Këto rolè mund të përgatiten edhe një ditë më parë, i lemë në frigorifer dhe i skuqim në momentin kur ti servirim.

Rolé të vogla mishi me kunguj e proshutë

Sasia: 0

Përbërësit

  • 500 gr mish derri i prerë në feta të gjata të holla
  • 2-3 kunguj
  • 150 gr proshutë
  • pak verë të bardhë
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Marrim kungujt, i lajmë, më pas i presim në feta për së gjati. I pjekim në zgarë nga të dyja anët. I vemë në një pjatë dhe i hedhim pak kripë sipër.
  • Marrim fetat e mishit, shtrojmë sipër një fetë proshutë dhe një fetë kungulli. Më pas i mbledhim dhe i bëjmë rolè. I mbyllim me një ose dy kruajtëse dhëmbësh. Vazhdojmë në këtë mënyrë me të gjitha fetat e mishit.
  • Kur ti kemi mbaruar të gjitha, marrim një tigan ku kemi hedhur vaj dhe i vendosim roletë të skuqen. I skuqim mirë nga të dyja anët. Më pas i shuajmë me pak verë të bardhë.
  • I hedhim pak kripë dhe piper. I mbulojmë me kapak dhe i lemë të piqen me zjarr shumë të ulët. I heqim dhe i shërbejmë të ngrohta,( mos harrojmë të heqim kruajtëset e dhëmbëve). Mund ti shoqërojmë me një sallatë jeshile.

Ju bëftë mirë

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tavë me plëndës – Kuzhina shqiptare

Kuzhina shqiptare ka evoluar brez pas brezi duke u pasuruar dhe përmirësuar, mirëpo për sa u përket gjellrave tradicionale sikur kemi pak nostalgji. E tillë është edhe kjo tavë që do të paraqesim në këtë recetë. Një këshillë për amvisat e reja që duhet t'i gatuajnë e të mos i harrojnë recetat tradicionale.

Mish pule me portokalle

Kjo pjatë është një pjatë e lehtë dhe e shëndetshme. Mishi i bardhë i kraharorit të pulës është shumë i mirë nëse gatuhet në mënyrën e duhur. Ky mish është i këshillueshëm edhe për fëmijët e vegjël. Kjo recetë e shpejtë është e përshtatshme edhe për ta. Mjafton pak mish i bardhë dhe portokalle dhe në pak minuta do të keni një pjatë të shijshme.

Gjellë me qofte

Qoftet janë shumë të përdorura në kuzhinën shqiptare. Një version ndryshe nga recetat klasike është receta gjellë me qofte. Një pjatë e dytë shumë e shijshme dhe e thjeshtë për tu përgatitur.