Qofte me spinaq

Qoftet me spinaq janë shumë të mira për ata që dëshirojnë një pjatë të thjeshtë e të shijshme. Receta e këtyre qofteve është e thjeshtë dhe nuk kërkon shumë kohë. Këtë pjatë mund ta shoqërojmë me perime të ndryshme, sallata ose thjesht mund ta shijojmë edhe në momentin e aperitivit. Kjo recetë është dhe një mënyrë e mirë për të bërë fëmijët të hanë perimet që janë të fshehura në qofte.

Qofte me spinaq

Sasia: 0

Përbërësit

  • 1 kg spinaq i freskët
  • 2 vezë
  • 1 patate
  • 30 gr djathë i grirë parmixhan
  • 50 gr bukë e grirë
  • pak kripë
  • disa arrë moskat
  • 1 filxhan vaj ulliri

Përgatitja

  • Filloni përgatitjen me larjen e spinaqit, lajeni mirë me ujë të bollshëm. Më pas vendoseni në një tenxhere dhe lëreni të ziejë për disa minuta.
  • Më pas hidheni në kullojëse dhe lëreni të kullojë pak. Pastaj vendoseni mbi një dërrasë kuzhine dhe filloni ta grini me anë të një thike.
  • Pasi e keni grirë mirë të gjithin hidheni në një enë të madhe, hidhni në të vezët, kripë, djathin e grirë, arrën moskat. Përzijini mirë me dorë. Me anë të një rendeje grini në enë edhe pataten e qëruar më parë.
  • Shtoni dhe bukën e grirë ( nëse masa është akoma e qullët mund të shtoni akoma bukë të grirë ose pak miell). Trazojeni mirë gjithë masën e përgatitur derisa të arrini një masë homogjene.
  • Lëreni të pushojë përreth gjysëm ore e më pas formoni me dorë topa të vegjël e jepini formën e qofteve.
  • Skuqini më pas në vaj të nxehtë. ( Përpara se ti skuqni mund ti kaloni në vezë të rrahur e më pas në bukë të grirë, por ne i kemi skuqur thjesht pa to sepse janë më të lehta në këtë mënyrë). Qoftet i shërbeni të ngrohta të shoqëruar me një sallatë.

Notes

Ju bëftë mirë

0 Shares
4 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Byrek i mbushur në formë lule

Receta e këtij byreku na ka ardhur nga një lexuese e rregullt e faqes tonë, Edona të cilën e falenderojmë. është me të vërtetë një byrek jo vetëm i shijshëm por edhe i bukur në pamje. Mund ta shërbejmë mbasdite për fëmijët ose për një aperitiv me miqtë. Jam e sigurt që të gjithë do të ngelen të kënaqur nga ky byrek. Në këtë rast ne e kemi mbushur me djathë e gjizë, por gjithsecili mund ta mbush sipas dëshirës e fantazisë.

Perime në Avull

Perimet bëjnë shumë mirë për shëndetin tonë, sepse përmbajnë vitamina nga më të ndryshmet. Duhet ti konsumojmë sa më shumë gjatë vakteve. Perimet, në çfarë do lloj mënyre i gatuajmë, nuk duhen të jenë shumë të ziera sepse humbasin të gjitha vlerat ushqyese. Zierja në tenxhere me avull është mënyra më e mirë e më e shëndetshme për të gatuar perimet dhe jo vetëm. Në këtë mënyrë perimet nuk janë në kontakt me ujin dhe ruajnë të gjitha vlerat ushqyese.

Sallatë kaprese

Sallata kaprese është një sallatë tipike e Italisë, zona e ishullit të Kaprit, nga ku merr dhe emrin. Kjo pjatë mund të shërbehet si antipastë, por edhe si pjatë e dytë. është një pjatë e freskët dhe e lehtë, e cila përgatitet me djathë mocarela, domate e borzilok, dhe sipër i hidhet vaj ulliri, rigon e kripë.