Kokë qengji e pjekur në furrë

Koka e qengjit e pjekur në furrë është një pjatë e dytë e shijshme. Gatuhet me erëza sipër dhe e shoqërojmë me një pjatë patate furre.

Kokë qengji e pjekur në furrë

Sasia: 0

Përbërësit

  • 2 koka qengji të ndara përgjysëm
  • pak rozmarinë
  • pak sherebelë
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Si fillim pastrojmë kokat e qengjit dhe i lajmë me ujë të bollshëm.
  • Më pas i shtojmë sipër erëzat e grira ( sherebelën dhe rozmarinën), pak kripë e pak piper.
  • ( Nëse keni kohë, mund ti lini në frigorifer përreth një orë për tu marinuar).
  • Më pas i vendosim në një tavë i spërkasim sipër me vaj ulliri dhe i pjekim në furrë të nxehtë 180°C përreth një orë.
  • I shërbejmë të ngrohta të shoqëruara me një pjatë patate furre.

Notes

receta-gatimi-koka-qingji-furre-pjekur-gatime-shqiptare-tradicionale-art-02

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

receta-gatimi-koka-qingji-furre-pjekur-gatime-shqiptare-tradicionale-art-01

receta-gatimi-koka-qingji-furre-pjekur-gatime-shqiptare-tradicionale-art-00

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kordhëza në tavë

Receta gatimi tradicionale, kordhëzat të gatuara në furrë, me një salcë domatesh dhe erëza janë një pjatë shumë e shijshme. Vështirësia qëndron vetëm në pastrimin e tyre dhe lidhjen e tyre gërshet.

Role viçi e mbushur

Mishi i viçit i bërë role dhe i mbushur me feta proshute, djathë e salçiçe është pa dyshim një pjatë e pasur dhe e shijshme. është ideale për një darkë me miqtë të cilët padyshim do të ngelen të kënaqur nga shija e këtij gatimi.