Kordhëza në tavë

Vështirësia qëndron vetëm në pastrimin e tyre dhe lidhjen e tyre gërshet.

Kordhëza në tavë

Sasia: 0

Përbërësit

  • 1 kg zorrë
  • pak kripë
  • pak piper kokërr dhe pak të bluar
  • 3-4 gjethe dafine
  • 1 qepë
  • 2 domate ose pak salcë domate
  • pak majdanoz
  • 1 lugë miell
  • pak vaj ulliri
  • 5-6 thelpinj hudhra

Përgatitja

  • Zorrët pasi pastrohen e lahen mirë me ujë të bollshëm, kthehen nga ana tjetër dhe lahen përsëri mirë.
  • Më pas zorrët e pastruara mirë bëhen në formë gërsheti. Fillojmë me ato më të trashat dhe mbi to pleksim ato më të hollat.
  • I lidhim mirë fillimin dhe fundin. Vendosim në një tenxhere të madhe zorrët e përgatitura në këtë mënyrë. I hedhim ujë dhe e lemë të ziejë përreth 20 minuta.
  • Më pas i nxjerrim me kujdes nga tenxherja dhe i vendosim në një tavë. Në një tigan hedhim 1 lugë miell dhe e skuqim për disa minuta duke e trazuar gjithmonë që të mos digjet. Kur ai të jetë bërë i verdhë i hedhim pak nga pak rreth 300 ml ujë në të dhe e trazojmë fort që të mos krijohen kokrriza. I lemë të ziejë pak derisa të trashet e më pas e hedhim mbi zorrët në tavë.
  • Më pas hedhim pak vaj ulliri në tigan dhe shtojmë qepën e grirë hollë. E kavërdisim pak dhe shtojmë domatet e grira ose salcën. Shtojmë gjithashtu edhe hudhrat e grira. I trazojmë mirë dhe i shtojmë edhe këto mbi tavë. I trazojmë mirë që të bashkohen mirë përbërsit duke pasur kujdes që të mos prishen zorrët.
  • I hedhim gjethet e dafinës, piperin kokërr dhe fusim tavën të piqet në furrë të nxehtë 200°C përreth 40 minuta.
  • Pasi e nxjerrim nga furra i hedhim majdanoz të grirë dhe piper të bluar sipër.
  • Shërbejmë tavën të ngrohtë të shoqëruar me bukë të thekur.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com!

receta-gatimi-mish-qengji-tave-domate-perime

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Qofte me salcë

Qoftet mund të përgatiten në mënyra nga më të ndryshmet. Në këtë recetë ne i kemi sjellë me salcë domate që i bën akoma më të shijshme. Këto qofte mund të serviren si pjatë e dytë ose mund ti përdorim si salcë për makarona.

Mish qengji në furrë me anginare

Mishi i qengjit mund të gatuhet në shumë mënyra. Ne këmi sjellë një recetë ndryshe, e kemi shoqëruar këtë mish që ka një shije të fortë me angjinare të cilat e thyejnë këtë shije. Po kështu, gjithmonë për ti hequr mishit këtë aromë të fortë, përpara se ta përgatisim, e vendosim të marinohet me verë dhe erëza të ndryshme.

Tavë me plëndës – Kuzhina shqiptare

Kuzhina shqiptare ka evoluar brez pas brezi duke u pasuruar dhe përmirësuar, mirëpo për sa u përket gjellrave tradicionale sikur kemi pak nostalgji. E tillë është edhe kjo tavë që do të paraqesim në këtë recetë. Një këshillë për amvisat e reja që duhet t'i gatuajnë e të mos i harrojnë recetat tradicionale.