Salcë pesto gjenoveze

Salca e quajtur pesto gjenoveze e ka origjinën pikërisht në Genova të Italisë. Kjo është një salcë mjaft e njohur jo vetëm në Itali, por edhe në mbarë botën. Në bazë të kësaj recete janë borziloku i freskët e fistikët. Me peston mund të përgatisim shumë pjata të para të shijshme ose mund të shoqërojmë pjatanca mishi.

Për përgatitjen e kësaj salce siç e kërkon receta origjinale duhet një havan prej mermeri që të shtypim të gjithë përbërësit dhe është pikërisht nga kjo lloj mënyre përgatitjeje që vjen edhe emri i kësaj salce.

Në italisht 'pestare' do të thotë shtyp ose thërrmoj dhe nga kjo gjë rrjedh edhe emri 'pesto'.

Salcë pesto gjenoveze

Prep Time10 minutes
Total Time10 minutes
Course: First plate
Cuisine: Italian
Keyword: salce
Sasia: 4 persona
Kalori: 140kcal

Përbërësit

  • 50 gr borzilok italian i freskët
  • 1 lugë gjelle fistik gati 15 gr.
  • 1/2 gote vaj ulliri cilësi e mirë
  • 6 lugë gjelle djathë parmixhan i grirë
  • 2 lugë gjelle djathë dele i grirë
  • 2 thelpinj hudhre
  • pak kripë të trashë

Përgatitja

  • Për përgatitjen e kësaj salce duhet shumë durim, pasi duhet ti rrahim mirë përbërësit së bashku në havan mermeri me një shtypës druri.
  • Fillojmë duke larë mirë e me kujdes gjethet e borzilokut. Pasi i kemi larë duhet ti thajmë një e nga një në mënyrë që të mos prishen e të mos ngelet ujë në to.
  • Në havan hedhim thelpinjtë e hudhrës të pastruar. Fillojmë ti shtypim mirë derisa të arrijmë një masë si krem. Më pas shtojmë borzilokun dhe disa kokrra kripe. Fillojmë e shtypim me kujdes borzilokun duke bërë lëvizje nga e djathta në të majtë e anasjelltas.
  • Vazhdojmë në këtë mënyrë derisa të dalë një lëng i gjelbër dhe në këtë pikë shtojmë fistikët. Vazhdojmë akoma ti shtypim mirë derisa të arrijmë një krem.
  • Më pas shtojmë dhe djathin parmixhan dhe atë të deles duke e trazuar gjithmonë me kujdes. Djathi do ta bëj akoma më kremoze salcën. Në fund shtojmë pak nga pak edhe vajin e ullirit duke e trazuar akoma ngadalë.
  • Vazhdojmë ta përziejmë derisa të arrijmë një masë homogjene. Salca është gati për përdorim.

Nëse nuk keni havan ose ju duket shumë e lodhshme përgatitja me të mund të përdorni grirësin elektrik, edhe pse receta origjinale nuk e lejon, (shija do të ndryshojë pak, por është gjithmonë e shijshme). Salcën pesto mund ta hidhni në vazo të vogla, mund ta fusni në ngrirje në frigorifer e ta përdorni sa herë keni nevojë.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Petë e veçantë me gjalpë (Pasta Sfoglia)

Pasta sfoglia është një petë e veçantë e bërë kryesisht me gjalpë. Kjo është një recetë e rëndësishme dhe e detyrueshme për tu ditur sepse kjo lloj pete gjen një përdorim të gjerë në kuzhinë. Eshtë ideale si për torta të kripura, ashtu dhe për ato të ëmbla. Përgatitja e këtij brumi është pak i komplikuar por të gjithë mund ta provojmë ta bëjmë.

Panine me qumësht pluhur

Përgatitja për panine me qumësht pluhur mund të duket recetë e komplikuar por hapat qe kemi shpjeguar në ketë recetë janë shumë të thjeshta. Paninet dalin të buta dhe të shijshme, një aromë delikate qe mund tu shoqërojë çdo mëngjes.

Ullinj

Kjo është periudha ideale për të bërë ullinjtë. Nëse ju pëlqejnë ullinjtë e nuk dini si ti përgatisni, ne kemi sjellë një recetë të shpejtë. Zakonisht në Shqipëri përdoret hiri i zjarrit për të hequr hidhërimën e ullirit, por në pamundësi të saj ne kemi përdorur kripën