Ëmbëlsira Muffin me Karrota

Një ëmbëlsirë me karrota që mund të shërbehet si për mëngjes apo një mbasdite me një çaj. Kjo ëmbëlsirë muffin është ideale edhe për fëmijët. Nëse dëshironi mund ti shtoni edhe copëza të vogla çokollate. 

Ëmbëlsira Muffin me Karrota është dhe një recetë e shpejtë për tortë. Pra nëse dëshironi dhe nuk keni formën e posaçme për muffin mund ta hidhni e ta piqni në një tavë normale për ëmbëlsira.

Ëmbëlsira Muffin me Karrota

Prep Time25 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time55 minutes
Course: Dessert
Cuisine: American
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona

Përbërësit

  • 400 gr karrota
  • 3 kokrra vezë
  • 300 gr miell integral
  • 300 gr sheqer panxharsheqeri
  • 200 ml vaj luledielli
  • 1 pako maja për ëmbëlsira
  • 1 lugë kafeje kanellë pluhur
  • 1 lugë copëza çokollate fakoltative
  • 1 lugë sheqer pluhur

Përgatitja

  • Fillimisht qërojmë, lajmë dhe presim në copa karrotat. I hedhim në një grirës elektrik dhe i grijmë mirë.
  • Në një enë qelqi hedhim vezët me sheqerin dhe i rrahim fort me rrahësin elektrik. Shtojmë ngadalë e pak nga pak vajin.
  • Në një enë tjetër bashkojmë dhe sitim miellin me majanë dhe me një lugë e shtojmë te masa e vezës. Shtojmë ngadalë miellin duke e përzier të gjithë përbërjen ngadalë.
  • Shtojmë po ashtu dhe karrotat e grira dhe kanellën pluhur,(nëse ju pëlqejnë, mund të shtoni dhe copëza çokollate).
  • Përziejmë mirë të gjithë masën derisa të jetë homogjene.
  • Masën e përgatitur e hedhim në format e posaçme për muffin dhe i pjekim në furrë të nxehtë 180°C përreth 30 minuta.
  • Pasi janë pjekur, i lemë muffin të ftohen dhe i shërbejmë me sheqer pluhur sipër.

Ju bëftë mirë!

emblesira muffin karrota artigatimit receta gatimi

Ju këshillojmë te lexoni edhe recetën Kek me Karrota

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Cheesecake

Cheesecake ose tortë djathi është një ëmbëlsirë me origjinë amerikane por tashmë e njohur në gjithë botën. Ka shumë variante për të bërë cheesecake si psh. me çokollatë, me fruta të ndryshme por ne sot kemi sjellë këtë recetë klasike.

Semifreddo me luleshtrydhe

Një fetë ëmbëlsire semifreddo me luleshtrydhe është ideale për të mbyllur një mbrëmje me një shije delikate dhe aromatike. Receta e kësaj ëmbëlsire është shumë e thjeshte, le të ndjekim hapat e përgatitjes.

Reçel mollë dhe dardhë

Reçeli i mollës me dardhe është një shoqërim ideal i pjatancave me djathëra të ndryshëm. Kombinimi me xhinxher sjell një shije origjinale dhe ndjenje freskie. Frutat është mirë të jene të stinës që të kenë më shumë lëng.

Revani me limon

Revani me limon është një nga ato ëmbëlsirat me një shije delikate dhe aromë të freskët limoni që do t'ju magjepsë në copën e parë. Një ëmbëlsirë për tu provuar pasi është shumë ndryshe nga të tjerat, të lë një gojë një shije butësie.