Filetë viçi në skarë

Në këtë recetë ne kemi shoqëruar fileton me patëllxhanë të pjekur në skarë, por fare mirë ju mund të përgatisni edhe një sallatë mikse ose patate të furrës.

Filetë viçi në skarë

Sasia: 0

Përbërësit

  • Përbërësit për 4 persona

  • 4 fileto viçi
  • 2 patëllxhanë
  • pak kripë
  • pak piper
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 limon fakoltativ

Përgatitja

  • Si fillim duhet te nxjerrim nga frigoriferi mishin dhe ta lëmë në temperaturën e kuzhinës për të paktën 1 orë. Më pas nxehim fort një skarë (do të ishte më i shijshëm nëse do të ishte me dru). Vendosim mbi të filetot e mishit. Duhet të kemi kujdes që të mos ti shpojmë asnjëherë me pirun o thikë. I pjekim 4-5 minuta nga një anë e më pas i kthejmë nga ana tjetër ( nëse e dëshironi shumë të pjekur, mund ta lini akoma, por kujdes mos thahet shumë).
  • Pasi janë pjekur vendosim filetot në pjata dhe i lemë të qetësohet pak. Pasi i kemi pastruar, presim patëllxhanët në feta dhe i pjekim në skarë. Vendosim fetat e patëllxhanit anash filetos së mishit, u hedhim sipër të dyjave kripë, piper e vaj ulliri.
  • Nëse dëshironi në momentin e ngrënies mund ti hidhni pak limon të shtrydhur sipër mishit ose erëza te ndryshme, ( në këtë mënyrë ka akoma më shumë hekur mishi).
  • Shërbejmë pjatën të ngrohtë dhe e shoqërojmë me një gotë vere të kuqe, mundësisht të një cilësie të lartë.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

mish-skare-vici-perime-receta-gatimi-good-food

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Role Pule

Pula e mbushur është një pjatë e dytë, e veçantë dhe e shijshme. Përgatitja e kësaj pjate mund të kërkojë pak kohë, por ia vlen me të vërtetë mundimi, pasi rezultati është me të vërtetë fantastik. Këtë recetë mund ta përgatisim për raste të veçanta ose për dreka e darka të rëndësishme.

Salcë kima

Kima (ose e quajtur tjetër ragu) është një salcë me bazë mishi të grirë, të cilën mund ta përdorim për ta përzier me makarona, oriz, perime të ndryshme, etj. Kjo lloj salce kërkon pak kohë në zierje, por përfundimi ia vlen mundimin e bërë.

Brinjë qengji në zgarë

Mishi i qengjit është shumë i shijshëm nëse gatuhet në mënyrën e duhur. Me këtë lloj mishi mund të bëhen shumë receta. Ne kemi zgjedhur recetën më të thjeshtë. Mjaftojnë disa minuta për pjekjen e mishit në zgarë dhe do të kemi një pjatë të shijshme.