Bukë e mbushur me mish pule. Receta e dërguar nga Alma M. Një bukë e pastruar nga tuli dhe e mbushur me copa mish pule.
Bukë e mbushur me mish pule
Sasia: 0
Përbërësit
- 1 bukë e rrumbullakët
 - 750 gr gjoks pule e copëtuar
 - 3/4 e filxhanit djathë guda i grirë
 - 3/4 filxhan djathë mocarela e grirë
 - 2 lugë supe dhiosme e grirë
 - 1 tablete knorr pule
 - 2 thelpinj hudhre
 - pak vaj ulliri
 Per Kremen
- 2 vezë
 - 200 gr pana e gatshme
 - 1 lugë gjelle mustarde
 
Përgatitja
- Marrim bukën e rrumbullaket dhe i heqim gjithë tulin.
 - Në një tigan të thellë skuqim copat e mishit të pulës në vaj ulliri deri sa të marre ngjyrë.
 - Shtojmë pak kripë e piper të zi si edhe hudhren të copëtuar shumë hollë. Shtojmë 3 filxhan kafeje ujë dhe tableten Knorr pule dhe trazojme mirë e mirë. E lëmë të zieje për 5-10 minuta.
 - Vendosim dhe pregatisim në një enë tjeter kremen me përberesit e saj. Më pas e shtojmë te copat e pulës duke i hedhur edhe djathrat e grira. Trazojmë mirë.
 - E vendosim brenda bukës dhe e fusim në furrë të ndezur vetëm grilën, vetëm për pak minuta me qëllim që të marrë pak ngjyrë pjekjeje buka.
 
