Biskota me bajame – Cantuccini

Zakonisht, siç e kërkon tradita këto biskota hahen duke i ngjyer në verë, ( ‘Vin Santo’ quhet, e cila është një verë e ëmbël si liker), e cila i zbut dhe i jep një shije shumë të veçantë. Me pak përbërës dhe në pak kohë do të gatuajmë këto biskota që do të pëlqehen nga të gjitha.

Biskota me bajame – Cantuccini

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 220kcal

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 300 gr sheqer
  • 100 gr gjalpë
  • 3 vezë
  • 2 të verdha veze
  • 250 gr bajame
  • pak kripë
  • 1 majë luge kafeje sodë buke
  • 1 vezë për lyerje sipër

Përgatitja

  • Në një enë të madhe hedhim miellin, sodën e bukës dhe sheqerin. I përziejmë bashkë e më pas shtojmë përbërësit e tjerë me radhë, vezët dhe të verdhat, pak kripë, gjalpin e shkrirë dhe bajamet. Fillojmë ti përziejmë shpejt dhe të punojmë brumin. Duhet të arrijmë një masë homogjene.
  • Ndajmë brumin në dy ose tre pjesë dhe me to bëjmë disa cilindra me trashësi rreth 5 cm të gjatë 30 cm. I vendosim në një tavë me letër furri poshtë. I lyejmë me penel me vezën e rrahur.
  • I pjekim në furrë të nxehtë 190°C përreth 20 minuta.
  • Më pas i lemë të ftohen pak dhe i presim në copa, pjerrtas, rreth 1 cm. Biskotat i vendosim përsëri në tavë dhe i pjekim në furrë të nxehtë 170°C përreth 10-15 minuta, derisa të thahen. Më pas nxjerrim biskotat nga furri dhe i lemë të ftohen.
  • Shërbejmë biskotat me Vin Santo. Biskotat mund ti ruajmë në vazo qelqi të mbyllura mirë.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

Biskota-Bajame-Cantuccini-vin-santo-receta-gatimi-free-recipe-d
0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Video Receta e Pandispanjës

Pandispanja është një ëmbëlsirë që pëlqehet nga të gjithë, si të rritur dhe fëmijë. Këtë ëmbëlsirë mund ta mbushim me kremëra të ndryshëm në mes, mund ta zbukurojmë sipas dëshirës ose thjesht mund ta shijojmë kështu sic është.

Kadaif

Kadaif së bashku me bakllavanë janë ëmbëlsirat tipike për festat e fundvitit për gjithë shqiptarët. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë tjetër, duke i bërë rolè copat. Në këtë mënyrë prezantohet më bukur dhe është më i lehtë për tu shërbyer.

Krepa të mbushur me reçel

Krepa të mbushur me reçel për një mëngjes plot energji apo një pasdite plot shije. Rikthehemi më një recetë si të gatuajmë krepa në kushte shtëpie, pasi në faqen tonë gjeni receta të ndryshme për krepa të mbushur.

Receta për Karamel

Kjo salcë karameli është shumë e mirë dhe mund ta përdorim mbi akullore, mbi torta e ëmbëlsira të ndryshme. Ka disa receta për përgatitjen e salcës së karamelit, por receta e mëposhtme na kënaqi më shumë me rezultatin e arritur.