Tavë me kërpudha shoqëruar me salcë djathërash – MasterChef Albania

Pressure test quhet prova e radhës, një test nën presion. Në këtë test duhet të gatuajmë një pjatë ku përbërësi kryesor duhet të jetë kërpudha. Koha në provat e programit Masterchef Albania është shumë e limituar, duhet të shtojmë edhe emocionet, tensionin dhe faktin që gatuan përpara shefave të vërtetë dhe të gjitha këto bëjnë që ndonjëherë të mos arrish rezultatin e dëshiruar. Megjithatë këtë pjatë e përfundova me sukses. Kjo recetë është një tavë me kërpudha e pjekur në furrë dhe e shoqëruar me një salcë djathërat me shafran.

Tavë me kërpudha shoqëruar me salcë djathërash - MasterChef Albania

Sasia: 0

Përbërësit

  • Përbërësit për 4-5 persona

  • 600 gr kërpudha mikse nëse dëshironi
  • 300 gr patate
  • 50 gr djathë parmixhan I grirë
  • 50 gr djathë provola ose kaçkavall
  • 2 vezë
  • 2-3 lugë majdanoz i grirë
  • 1 thelpi hudhër
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë qumësht
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak trumzë
  • Përbërësit për salcën

  • 100 ml pana të freskët
  • 50 gr djathë parmixhan
  • 50 gr djathë gorgonzola
  • 50 gr djathë provola picante
  • 50 gr djathë grana
  • 10 gr shafran pluhur
  • pak kripë
  • pak piper

Përgatitja

  • Pasi kemi pastruar kërpudhat mirë , I fshijmë me një pecetë të pastër. Kujdes sepse kërpudhat e freskëta nuk duhen larë, nëse kanë akoma copëza dheu mund ti hiqni me pecetë. Presim në copa kërpudhat dhe I hedhim në një tigan me vaj ulliri dhe hudhrën. I kavërdisim pak derisa të zbuten. Më pas I hedhim në një enë qelqi duke hequr thelpinë e hudhrës. Ndërkohë vendosim të ziejnë edhe patatet në një tenxhere me ujë e kripë. Pasi kanë zier, I qërojmë dhe I shtypim. I hedhim në një enë qelqi ku shtojmë edhe kërpudhat.
  • Vazhdojmë të shtojmë edhe përbërësit e tjerë me radhë vezën, pak kripë, pak piper, majdanozin e grirë, trumzën, qumështin e djathrat. I trazojmë mirë derisa të arrijmë ti përziejmë të gjithë përbërësit. Marrim disa tava të vogla për një person dhe I lyejmë me pak vaj ulliri ose me pak gjalpë, i mbushim me masën e përgatitur dhe sipër i vendosim një gjysmë kërpudhe. Vendosim tavat të piqen në furrë të nxehtë 200*C përreth 20-30 minuta ose derisa ta shohim që sipër është krijuar një kore me ngjyrë të kuqe të bukur.
  • Përgatisim salcën ndërkohë. Në një tenxhere hedhim panën, djathrat e copëtuara, pak kripë e pak piper. I trazojmë mirë bashkë dhe I vendosim në zjarr të ngadaltë derisa të shkrijnë komplet djathrat. Në fund shtojmë edhe shafranin dhe e përziejmë. Salca do të marrë një ngjyrë të bukur të verdhë. Hedhim salcën në gota të vogla.
  • Nxjerrim tavën me kërpudha nga furi dhe e shërbejmë të shoqëruar me salcën e përgatitur.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mish me surprizë

Kjo pjatë është një pjatë e dytë, por fare mirë mund të përgatitet dhe për një aperitiv. Ju ka qëlluar ndonjëherë që të keni gatuar shumë dhe ditën tjetër nuk dini se ç'të bëni me gjithë ushqimin e mbetur? Kjo është një nga ato receta që riciklon atë që na ka mbetur në frigorifer. Ne në këtë recetë kemi përdorur rolenë e pulës, por ju fare mirë mund të vini cdo lloj mishi që keni për momentin, mund të vini në vend të proshutës sallame të ndryshëm. është një recetë e shpejtë dhe e shijshme.

Tavë me bathë e kumbulla

Batha, kjo bimë bishtajore është e përbërë pothuajse e gjitha nga ujë dhe në pjesë të vogla nga karbohidrate, proteina e fibra. është e pasur me kripëra minerale e vitamine të grupit B. Midis të gjitha bishtajoreve të tjera, bathët janë të vetmet që kanë më pak kalori. Receta që ne sjellim është e thjeshtë dhe me një shije të veçantë sepse është ndërthur ëmbëlsia e kokrrave të bathës së freskët me thartësinë e kumbullës.