Receta për Baileys (përgatitur në shtepi)

Baileys ose krem whiskey siç njihet me shumë është një pije me të vërtetë shumë e mirë, por e përgatitur në shtëpi do t’ju pëlqejë akoma më shumë. Mund ta shërbeni edhe sipër akullores ose thjesht në gotë me disa kube akulli në gotë.

Receta për Baileys (përgatitur në shtepi)

Sasia: 0

Përbërësit

  • 500 ml qumësht
  • 250 ml pana
  • 180 gr sheqer
  • 100 ml kafe ekspres
  • 125 ml alkool

Përgatitja

  • Në një tenxhere hedhim qumështin dhe kafene dhe e lemë të ziejë përreth dy minuta. E lemë të ftohet më pas.
  • Fillojmë të rrahim panën duke shtuar pak nga pak alkoolin dhe duke e trazuar fort në mënyrë që të përzihen mirë.
  • Më pas shtojmë sheqerin dhe qumështin me kafene. I trazojmë fort dhe vazhdojmë derisa të gjithë përbërësit të jen përzier mirë dhe të kemi një masë homogjene.
  • Më pas hedhim pijen e përgatitur në shishe dhe e përziejmë fort. E lemë shishen të pushojë përreth 15 ditë përpara se ta konsumojmë.
  • Pas kësaj kohe pija Baileys është gati për tu shijuar.

Notes

Përgatitja e Baileys

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Liker luleshtrydhe

Liker luleshtrydhe i përgatitur në shtëpi pa konservues dhe kimikate të dëmshme. Ka shume pije me esencë luleshtrydhe në treg, por ja vlen mundimi të përgatisni në shtëpi këtë pije të veçantë me shije luleshtrydhe.

Si të përgatisim një Cocktail Mojito

Nëse sonte keni zgjedhur të rrini në shtëpi, mund shijoni këtë cocktail pas darkës dhe në sfond muzika juaj e preferuar pse jo dhe ndonjë shoqëri e këndshme. Mojito është një cocktail (long drink) alkolik me origjine kubane. Baza përbëhet nga rumi dhe shoqërohet me gjethe mente e cila i jep atë shije karakteristike.

Granita me limon

Granita me limon është një pije ideale në stinën e verës, pasi i jep shumë freski trupit tonë në ditë të nxehta. Kjo recetë e përgatitur në shtëpi dhe me limon biologjik është e shëndetshme dhe e freskët.