Ëmbëlsirë kek me arre kokosi

Kjo është një recetë shumë e thjeshtë për të përgatitur ëmbëlsire kek e lehtë. Kjo është një nga ëmbëlsirë që përgatitet në ishujt dhe brigjet afrikane.

Ëmbëlsirë kek me arre kokosi

Prep Time30 minutes
Cook Time35 minutes
Total Time1 hour 5 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona

Përbërësit

  • 125 gr gjalpë i bute
  • 150 gr sheqer
  • 3 kokrra veze
  • 75 gr miell
  • 125 gr miell arre kokosi
  • 2 shkopinj vanilje 1-2 pako pluhur vanilje
  • 1 filxhan kafe rum fakoltative

Përgatitja

  • Në një enë hedhim gjalpin e bute së bashku me sheqerin. Me rrahësin elektrik ose me rrahëse te thjeshte i përziejmë së bashku. Shtojmë vezët një e nga një duke trazuar.
  • Në hapin tjetër, shtojmë miellin e situr mirë. Shtojmë edhe vaniljen dhe pak rum ( nëse ju pëlqen) dhe në fund arrën e kokosit.
  • Pasi i kemi përzier mirë të gjithë përbërësit, hedhim masën e përgatitur në një tavë të lyer paraprakisht me gjalpë për të evituar ngjitjen.
  • Ëmbëlsirën e fusim në furrë të nxehte paraprakisht në 180 gradë C. Pjekja duhet të zgjasë rreth 30-35 minuta (në varësi të furrës).
  • Pas pjekjes ëmbëlsirën kek e lemë të ftohet dhe më pas i hedhim siper arre kokosi te grire. Ndajmë kekun në copa në formë kubi dhe e shërbejmë.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Buding me çokollatë

Këtë ëmbëlsirë mund ta përgatisim edhe një ditë përpara dhe e lemë në frigorifer derisa ta servirim. Budingun mund ta hedhim në një formë të vetme ose mund ta ndajmë në forma të vogla sa për një person.

Kadaif

Kadaif së bashku me bakllavanë janë ëmbëlsirat tipike për festat e fundvitit për gjithë shqiptarët. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë tjetër, duke i bërë rolè copat. Në këtë mënyrë prezantohet më bukur dhe është më i lehtë për tu shërbyer.