Gjelle me mish viçi

Gjelle me mish viçi është një pjatë që konsumohet shumë nga të gjithë shqiptarët. Kjo është një recetë e thjeshtë që mjafton të kemi përbërës cilësorë dhe do të dalë një pjatë me të vërtetë e shijshme.

Gjelle me mish viçi

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona
Kalori: 320kcal

Video

Përbërësit

  • 400 gr mish viçi
  • 2-3 gjethe dafine
  • 2-3 kokrra qepe e bardhe
  • 150 ml salce domate
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 gote vere e kuqe
  • piper i zi
  • vaj ulliri
  • kripe

Përgatitja

  • Qepen e grijmë dhe e kaverdisim në një enë ku kemi hedhur vaj ulliri. Pas pak minutash, fillojmë dhe shtojmë mishin e prere në copa të vogla.
  • Pasi kemi kaverdisur dhe mishin e shuajmë me një gotë verë të kuqe.
  • Shtojmë edhe gjethet e dafinës. E lemë pak sa të avullojë alkooli e më pas shtojmë salcën e domates.
  • Hedhim në gjellë me mish, piper dhe kripë.
  • Shtojmë pak ujë,(rreth një gotë). Në një enë të vogël tresim miellin me pak lëng mishi dhe ia shtojmë gjellës me mish.
  • Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e leme të ziejë ngadalë me zjarr të ulët.
  • Gjella është gati! E shërbejmë të ngrohte të shoqëruar me bukë të thekur dhe me një gotë verë të kuqe.

Ju befte mire!

gjelle-me-mish-receta-gatimi-shqip
18 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pulë në furrë me patate

Pula në furrë me patate është një nga pjatat klasike që mund të gatuhet më shpesh.Mishi i pulës është i lehtë dhe i gatuar mirë është dhe shumë i shijshëm. Kjo është një recetë shumë e thjeshtë, mjafton të vendosësh pulën të lyer me erëza në furrë. Kjo pjatë është shumë e pëlqyer edhe nga fëmijët.

Pjatancë me mish në zgarë e sallatë rukola

Kjo është një pjatë shumë e thjeshtë, ku përbërësi kryesor është mishi i viçit. Duhet të jetë mish i zgjedhur, një filetë me trashësi 4-5 cm dhe duhet ta pjekim në zgarë jo më shumë se 5-6 minuta për anë. I vënë mbi një shtresë sallate rukola, dhe sipër pak parmixhan, është me të vërtetë një pjatë që shijohet në cdo stinë.

Pulë me Kunguj e Rukola

Kjo është një mënyrë e veçantë për të gatuar pulën, më saktësisht mishin e bardhë të pulës (pjesën e kraharorit). Një pjatë e thjeshtë për tu përgatitur, dhe e shpejtë sepse mishi i bardhë piqet shumë shpejt. Mishin e shoqërojmë me kunguj dhe sallate rukola.