Pulë me curry e qumësht arrë kokosi – Receta indiane

Mishi i pulës i gatuar me qumështin e arrës së kokosit dhe i përzier me curry ( këtë erëz me origjinë indiane) është një pjatë shumë e shijshme che e veçantë. Mund ta shërbejmë edhe si pjatë të vetme nëse e shoqërojmë me pak oriz basmati të zier.

Pulë me curry e qumësht arrë kokosi – Receta indiane

Prep Time15 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time30 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Indian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona
Kalori: 340kcal

Përbërësit

  • 500 gr mish pule pa kockë mundësit pjesa e gjoksit të pulës
  • 2 lugë curry pluhur
  • 200 ml qumësht arre kokosi
  • 1 lugë gjelle miell
  • 1 kokërr qepë
  • pak vaj ulliri
  • pak kripë
  • 1/2 lëng limoni
  • disa erëza të ndryshme

Përgatitja

  • Si fillim presim mishin e pulës në copa të vogla dhe i lyejmë me miell.
  • Në një tigan ose wok ( tigan me fund të shtrirë e në formë koni, shumë i përdorur në kuzhinën orientale), hedhim vajin dhe qepën dhe e lemë të zbutet për disa minuta.
  • Kur qepa të jetë skuqur, shtojmë mishin e pulës dhe i kavërdisim së bashku derisa mishi të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë lëngun e limonit për ta karamelizuar.
  • Në një enë qelqi përziejmë curry me qumështin e arrës së kokosit dhe e shtojmë në tigan. Lemë mishin të piqet ngadalë me zjarr të ulët derisa të krijohet një krem me salcën e përgatitur.
  •  Pulë me curry është gati. E shërbejmë pulën e përgatitur të ngrohtë të shoqëruar me pak oriz.

Ju rekomandojmë të lexoni dhe role pule.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Role viçi e mbushur

Mishi i viçit i bërë role dhe i mbushur me feta proshute, djathë e salçiçe është pa dyshim një pjatë e pasur dhe e shijshme. është ideale për një darkë me miqtë të cilët padyshim do të ngelen të kënaqur nga shija e këtij gatimi.

Pjatancë me mish në zgarë e sallatë rukola

Kjo është një pjatë shumë e thjeshtë, ku përbërësi kryesor është mishi i viçit. Duhet të jetë mish i zgjedhur, një filetë me trashësi 4-5 cm dhe duhet ta pjekim në zgarë jo më shumë se 5-6 minuta për anë. I vënë mbi një shtresë sallate rukola, dhe sipër pak parmixhan, është me të vërtetë një pjatë që shijohet në cdo stinë.

Gjelle me presh dhe mish

Le të shfrytëzojmë deri ne fund atë qe na jep toka me recetën e radhës, gjelle me presh dhe sigurisht ndonjë copë mishi. Recetë shumë e thjeshtë për tu ndjekur dhe për të mos humbur traditën e "gjellëtoreve"!

Gjelle me mish viçi

Gjella me mish viçi është një pjatë që konsumohet shumë nga të gjithë shqiptarët. Kjo është një recetë e thjeshtë që mjafton të kemi përbërës cilësorë dhe do të dalë një pjatë me të vërtetë e shijshme.