Si të gatuajmë Fasule pa shumë mundim

Në stinën e dimrit fasulet kanë qënë dhe janë ndoshta ushqimi tipik i shqipëtarëve. Por duke patur parasysh vetitë shëndetësore të tyre, ne nuk jemi i vetmi popull që i përdorim.

Si të gatuajmë Fasule pa shumë mundim

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 500 gr fasule
  • 1.5 litra ujë
  • 2 kokrra qepë
  • 2 karrota
  • salcë domate ose spece
  • 2 speca
  • majdanoz
  • kripë
  • 2 gjethe dafine

Përgatitja

  • Fasulet pastrohen, lahen dhe lihen në një enë qelqi me ujë, një natë para se ti ziejmë. Në mëngjes, derdhim ujin dhe i hedhim në një tenxhere me ujë të nxehtë.
  • I lemë fasulet sa të marrin valën e parë. I kullojmë dhe në tenxhere hedhim masën e ujit të cilin e kemi vluar.
  • I hedhim brenda qepët, karrotat, selino dhe i lemë të ziejnë.
  • Koha e zierjes së fasuleve varet nga lloji i fasules dhe nëse është e re apo e vjetër. Megjithatë fasulet që vihen në ujë që në darkë, duan 30 minuta në tenxhere me presion.
  • Pasi fasulet kanë zier, përgatitim salcën.
  • Në një tiganë me vaj ulliri kaurdisim një qepë të grirë imët, ose një të bardhë preshi. Hedhim salcën. Më pas këtë masë e hedhim në tenxheren me fasule. E rregullojmë me kripë dhe e trazojmë.
  • Fasulet i lemë 5 minuta të ziejnë bashkë me salcën.
  • Fasulet shoqërohen me turshi ose ullinj.

Konsumimi i fasules në mënyrë të rregullt ndihmon në përmirësimin e shëndetit në forma të ndryshme. Ato ndihmojnë në kontrollin dhe uljen e diabetit, ulin nivelin e kolisterolit dhe të triglicerideve dhe ndihmojnë në balancimin e peshës nëpërmjet kombinimit perfekt të proteinave dhe fibrave. Fasulet dallohen për përmbajtjen e elementëve të veçantë si: folat, magnez, hekur, kalium.
Në bazë të studimeve ekzistojnë rreth 70 lloje fasulesh. Në vendin tonë është kultivuar dhe kultivohet më shumë fasulja e bardhë kokërr e madhe dhe kokërr e vogël, fasulja e kuqe, e zezë, e verdhë dhe laramane.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit

5 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Harapash Korçe

Harapash Korçe, është receta e radhës ne Arti Gatimit. Kjo recetë përgatitet me miell misri dhe përdoret më shumë në zonën e Korçës, siç mund ta keni kuptuar nga emri.

Krepa Integral – Pallaqinka

Në këtë video recete gatimi mund të ndiqni përgatitjen e Krepa Integral. Një recetë me origjinë franceze por shumë e njohur në kuzhinën shqiptare. Krepat, këto flet të holla brumi, mund të konsumohen të ëmbla mjaltë, kanellë apo krem bajame apo dhe te kripura lloje proshute,djathë dhe perime.

Byrek me patate

Byrek me patate është një recetë tradicionale shqiptare dhe ka një shije të pasur edhe të veçantë. Mund të shërbehet si pjatë unike ne festa ose piknik, absolutisht për tu provuar.