Supa me mish lepuri është e lehtë dhe e shijshme. Mishi i lepurit rekomandohet të konsumohet jo vetëm nga të rriturit por edhe nga fëmijët. Kohët e fundit në fshatrat e Shqipërisë, lepuri i butë ka filluar të shtohet për plotësimin e nevojave familjare. Gatimet me mish lepuri janë të ndryshme sipas krahinave.
Supe me mish lepuri e shijshme. Kjo pjatë për supë është shumë e thjeshtë për tu përgatitur. Le të shikojmë sëbashku hapat që nevojiten.
Supë me mish lepuri
Sasia: 4 persona
Kalori: 340kcal
Përbërësit
- 1 lepur rreth 1 kg
 - 1,5 litër ujë
 - 2 kokrra qepë të thata
 - 5-6 thelpinj hudhër
 - 1 filxhan kafe uthull ose gjysmë limoni
 - 1 lugë gjelle miell
 - 200 ml qumësht
 - 1 katrorë
 - 2 gjethe dafine
 - vaj ulliri
 - piper
 - kripë
 
Përgatitja
- Pastrojmë lepurin dhe e lajmë në ujë të rrjedhshëm. Me pas vazhdojmë dhe e presim në thela. Hedhim mishin e lepurit në tenxhere, qepën të qëruar kokërr, hudhrat, gjethet e dafinës, uthull, kripë dhe vaj ulliri. I ziejmë në tenxhere presioni për 10 – 15 minuta.
 - Pasi ka zier mishi, nxjerrim thelat e lepurit dhe me lëngun përgatitet supa.
 - Qepën, karrotën, hudhrat i hedhim në mikser kuzhine dhe i grijmë (ose mund ti shtypim dhe me lugë).
 - Një lugë miell e tretim në gotën me qumësht dhe e hedhim në lëngun e mishit duke e trazuar. E lemë të ziej duke e trazuar disa herë.
 - Hedhim thelat e mishit brenda dhe e lemë për dy minuta të ziej.
 - Rregullohet me piper dhe majdanoz dhe serviret e ngrohtë.
 
