Sallatë lakre super e shëndetshme

Lakra e bardhë është me vlera të larta ushqimore. Kjo recetë e thjeshtë sallatë lakre duke i shtuar asortimente të tjerë bëhet akoma më e mirë. Po japim recetën e përgatitjes së sallatës sipas një mënyre të thjeshtë e shpejtë.

Sallatë lakre super e shëndetshme

Prep Time10 minutes
Total Time10 minutes
Course: Salad
Cuisine: Global
Keyword: perime
Sasia: 2 persona
Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 1/4 e lakrës
  • 1 kokërr limon lengu
  • 1 kokërr portokall
  • 1 kokërr qepë e kuqe
  • 2 qepë të njoma
  • 2 speca gogozhare sipas deshirës
  • vaj ulliri ekstra i virgjër

Përgatitja

  • Në fillim pastrojmë perimet dhe i lajmë mirë. I grijmë sipas mënyrës që dëshirojmë. Direkt në pjatë shtojmë sallatën dhe sipër hedhim qepet e grira.
  • Lëngun e limonit e bashkojmë me vajin e ullirit dhe e hedhim sipër sallatës. Portokallin e presim pa e qëruar dhe e shtojmë në pjatë.
  • Sallata lakre super e thjeshtë dhe e shëndetshme është gati. Mund të shoqëroni ushqime të tjera apo pse jo edhe në pushimin e drekës për ju që doni të ruani linjat e trupit.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë e zier me gjethe rrepash

Gjethja e panxharsheqerit është shumë e mirë, dhe ngjason me spinaqin. Mund ta gatuajmë të zier në ujë ose në avull, me vaj sipër dhe kështu shoqëron pjatanca të ndryshme mishi ose peshku. Në këtë recetë, ne e sjellim në një variant si sallatë që mund ta hamë si meze për të hapur oreksin ose thjesht mund të shoqërojmë një pjatë mishi.

Perime të pjekura në furrë

Perimet janë të domosdoshme për shëndetin tonë. Kjo recetë është ideale edhe për kë dëshiron të mbajë dietë, për vegjetarianët apo thjesht për të shoqëruar një pjatë mish. është një recetë e thjeshtë për tu bërë pasi mjafton te vendosësh perimet siç janë në furrë e më pas i qërojmë e i presim në copa. Mund të përdorim perime të ndryshme.