Ëmbëlsira të ftohta me luleshtrydhe

Periudha për ëmbëlsira të ftohta dhe sot kemi zgjedhur ti përgatisim me luleshtrydhe. Mjaftojnë disa orë në frigorifer dhe mund të shijojmë këto fruta shumë ndryshe.

Ëmbëlsira të ftohta me luleshtrydhe

Prep Time20 minutes
Cook Time10 minutes
Frigorifer2 hours
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 340kcal

Përbërësit

  • 600 gram luleshtrydhe
  • 100 gram sheqer
  • 200 mL panna e freskët
  • 12 gram xhelatinë
  • 50 mL pije limoncello
  • 1 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja

  • Fillojmë duke pastruar mirë luleshtrydhet dhe duke i larë në ujë të rrjedhshëm. Luleshtrydhet së bashku me sheqerin i hedhim në një mikser kuzhine. Lëmë 100 gram luleshtrydhe mënjanë për në fund dhe dekorim. Duhet të marrim një masë në formë pure.
  • Ndërkohë vendosim xhelatinën në një gotë me ujë të ftohtë për 10 minuta. Në një enë të vogël nxehim pijen limomcello (liquore italian) dhe hedhim xhelatinën,të shtrydhur nga uji. Masën e trazojmë që të shkrijë mirë xhelatina. Xhelatinën e shkrirë e hedhim në purenë me luleshtrydhe.
  • Në një enë qelqi rrahim panën e freskët me ndihmën rrahësin elektrik ose me rrahësen e vezëve. E bashkojmë panën me purenë e luleshtrydheve dhe e trazojmë mirë me anë të një shpatulle që të bashkohen masat. Për produktin panna, mund të lexoni më shume duke klikuar sipër emrit tek përbërësit.
  • Masën e përzier e hedhim në forma duke shtuar edhe disa kubik luleshtrydhe. Format me ëmbëlsira me luleshtrydhe i futim në frigorifer për 2 orë.
  • Ndërkohë me pjesën tjetër të luleshtrydheve, të prera në kubik, i bashkojmë me pak sheqer dhe 1 lugë lëng limoni.
  • Ëmbëlsira të ftohta me luleshtrydhe mund të shërbehet duke hedhur sipër copëza luleshtrydhe dhe servirim menjëherë.

Ju bëftë mirë!

embelsire frohte luleshtrydhe

Lexo recetën ëmbëlsirë semolina.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Biskota çaji

Një alternative e Shëndetlisë, këto biskota çaji ishin shumë të pëlqyera. Përgatiteni këtë recete për biskota dhe do te ngeleni super te kënaqur.

Totë e ëmbël me bukë

Ju ka ngelur shumë bukë dhe nuk dini se ç'të bëni me të? Ne po ju japim recetë të ëmbël me bukën e mbetur. Kjo është një tortë që mund të bëhet me gjithçka na ndodhet në shtëpi. është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e mirë. Kjo tortë përgatitet me bukën e regjur në qumësht, e përzier me vezë e fruta të ndryshme. Një mënyrë e thjeshtë për të mos hedhur bukën e mbetur.