Kek me kungull të verdhë

Receta për ëmbëlsirë kek me kungull është shpejtë për tu përgatitur dhe shumë e shijshme! Për këtë kek kemi përdorur kungull të verdhë, pasi karakteristikë e tij është se mund të bëhet brumë dhe i jep shumë butësi ëmbëlsirës.

Kek me kungull të verdhë

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Course: Dessert
Cuisine: American
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 340kcal

Video

Përbërësit

  • 300 gr kungull të verdhë
  • 250 gr miell
  • 3 kokrra vezë
  • 60 gr gjalpë
  • 150 gr sheqer
  • 50 gr niseshte
  • 10 gr maja për ëmbëlsira
  • 30 gr sheqer pluhur për dekor

Përgatitja

  • Fillimisht kungullin duhet ta qërojmë, ti heqim bërthamat dhe ta presim në kube të vegjël. Në një tigan ku kemi hedhur pak gjalpë, shtojmë kungullin e prerë dhe e lemë të zbutet për rreth 10 minuta. Me pas me ndihmën e një grirësi kuzhine e grijmë derisa ta bëjmë brumë.
  • Vazhdojmë me përgatitjen e kek me kungull. Në këtë pjesë na duhet një rrahës vezësh elektronik ose dhe ato rrahëset me dorë. Hedhim vezët së bashku me sheqerin dhe i rrahim derisa të arrijmë një mase të fryrë.
  • Me pas në shpejtësi më të ulët shtojmë gjalpin. Në hapin tjetër hedhim kungullin e verdhë e bluar brumë.
  • Përziejmë përbërësit e thatë së bashku, miellin, niseshtenë dhe majanë për ëmbëlsira. Hedhim përbërjen e thatë të situr në rrahësin se bashku me masën tjetër. I harrim për disa çaste derisa e gjithë përbërja të jetë homogjene.
  • Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe miell dhe shtojmë masën e kekut. Tavën e vendosim në furrë të nxehur paraprakisht në temperaturën 180 °C dhe e pjekim për 40 minuta.
  • Kek me kungull të verdhë është gati. E lëmë të ftohët dhe sipër shtojmë sheqer pluhur. E shërbejmë në copa pasditeve të shoqëruar më filxhan çaji.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Ëmbëlsirë Cheesecake me kos

Cheesecake me kos është një ëmbëlsirë që ka gjithmonë sukses kur ia shërbeni miqve tuaj. Kjo ëmbëlsirë e shijshme e gatuar me kos dhe pana mund të shërbehet në fund të vaktit duke i hedhur sipër pak reçel ose çokollatë të shkrirë.

Receta për Karamel

Kjo salcë karameli është shumë e mirë dhe mund ta përdorim mbi akullore, mbi torta e ëmbëlsira të ndryshme. Ka disa receta për përgatitjen e salcës së karamelit, por receta e mëposhtme na kënaqi më shumë me rezultatin e arritur.

Buding me çokollatë

Këtë ëmbëlsirë mund ta përgatisim edhe një ditë përpara dhe e lemë në frigorifer derisa ta servirim. Budingun mund ta hedhim në një formë të vetme ose mund ta ndajmë në forma të vogla sa për një person.