Ëmbëlsira për karnavale – Chiacchiere

Kjo recetë ëmbëlsira për karnevale është një nder ëmbëlsirat më të njohurat në Itali në periudhën e festës. Bëhet fjalë për një recetë shumë të thjeshtë ku përbërësit kryesor janë mielli dhe veza. Pas skuqjes mjafton pak sheqer pluhur dhe shërbehen.

Ëmbëlsira për karnavale – Chiacchiere

Sasia: 6 persona
Kalori: 340kcal

Përbërësit

  • 250 gr miell
  • 2 kokrra vezë
  • 50 gr sheqer
  • 25 gr gjalpë
  • 2 gr sodë
  • 1 lugë gjelle verë e bardhë
  • lëkurë limoni
  • 1 pako vanilje
  • pak kripë
  • 500 ml vaj për skuqje
  • 100 gr sheqer pluhur

Përgatitja

  • Në tavolinën e punës hedhim miellin se bashku me vezët. Grijmë sipër lëkuren e limonit dhe pak kripë. Shtojmë më pas 50 gram sheqer, lugën e verës, gjalpin e shkrirë por të ftohtë, sodën dhe vaniljen.
  • I trazojmë të gjithë përbërësit së bashku derisa të bëhet një masë homogjene. Brumin e formuar e mbështjellim me qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë për 30 minuta.
  • Më pas e bëjmë toptha dhe i hapim petë të hollë me okllai ose me makineri.
  • I presim në format që dëshirojmë. Nëse keni prerëse me dhemëza akoma me mirë, kështu merr formën karakteristike të kësaj ëmbëlsire. Format i skuqim në vaj të bollshëm dhe të nxehur më parë.
  • Ëmbëlsira për karnevale shërbehen me sheqer pluhur të cilat janë shumë të pëlqyeshme sidomos për fëmijët.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Biskota me bajame – Cantuccini

Biskotat me bajame (ose siç i quajnë në Itali 'cantuccini') janë tipike të zonës së Prato në Toscana. Këto biskota janë shumë të shijshme dhe të veçanta, për vetë faktin se duhet të piqen dy herë në furrë. Zakonisht, siç e kërkon tradita këto biskota hahen duke i ngjyer në verë, Vin Santo!

Receta Bazë për Krepa

Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piastër te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbla (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime)

Ananas në zgarë

Ananasi në zgarë është një mënyrë ndryshe për të servirur këtë frut ekzotik. është shumë i thjeshtë për tu përgatitur, por në këtë mënyrë do të shijoni me të vërtetë një pjatë të veçantë.

Embëlsirë me çokollatë dhe amareta

Kjo është një ëmbëlsirë që hahet me lugë. Përgatitet me amareta, kakao, vezë, qumësht dhe e mbuluar sipër me karamel. Mund ta zbukurojmë me amareta sipër. Është me të vërtetë një ëmbëlsirë e shijshme që ia vlen mundimi i përgatitjes.