Mousse me cokollatë

Shkumë (mousse) me cokollatë

Kjo është një variant i recetës së shkumës së çokollatës dhe e lehtë sepse nuk përmban pana. Është një ëmbëlsirë shumë e shpejtë dhe e thjeshtë për tu gatuar dhe mbi të gjitha shumë e shijshme.

Shkumë (mousse) me cokollatë

Sasia: 0

Përbërësit

  • 6 të bardha vezësh
  • 200 gr cokollatë të zezë
  • pak kripë

Përgatitja

  • Marrim çokollatën, e bëjmë ne copa të vogla dhe e shkrijmë në banjëmaria. E lëmë të ftohet pak.
  • Ndërkohë qe çokollata e shkrirë ftohet, hedhim të bardhat e vezëve në një enë qelqi të madhe, i hedhim pak kripë, dhe i rrahim me rrahëse elektrike derisa të arrijmë të kemi një shkumë te bardhë.
  • Bashkojmë çokollatën e shkrirë dhe e trazojmë me kujdes me lugë druri, i trazojmë ngadalë gjithmonë nga poshtë lart derisa të bashkohet mirë çokollata me të bardhat e vezëve. Me anën e një luge të vogël, mbushim gotat e qelqit dhe i vëmë në frigorifer për disa orë. Kur ti shërbejmë i zbukurojmë sipas dëshirës.

Notes

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sfoliat me mollë

Sfoliat me mollë është një ëmbëlsirë që mund të përgatitet në 20 minuta total. Ideale kur doni diçka të shijshme, të ëmbël të shpejtë e pa shumë lodhje.

Fiq të thatë – Pestil

Fiq të thatë në shtresa të holla, ose ndryshe pestil fiku. Pestili është një recetë e vjetër e zonave juglindore të Shqipërisë. Pestiln mund ta përgatitim me çdo lloj fruti. Për përgatitjen e pestilit përdoret fiku i ëmbël i muajit Gusht.