Tavë balte me spinaq

Tavë balte me spinaq është një gatim mjaft interesant për tu provuar. Vlerat ushqimore te spinaqit dihen që janë të mëdha. Prandaj dhe recetën e sotme e kemi zgjedhur me këtë përbërës.

Tavë balte me spinaq

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 500 gr spinaq
  • 1 kokërr qepë
  • 100 gr djathë dele peccorino
  • 1 tufë kopër
  • 1 tufe majdanoz
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper

Përbërësit për beshamelin

  • 1 lugë gjelle miell
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 të verdhë veze
  • 1/2 gote qumësht

Përgatitja

  • Puna e parë është larja e spinaqit. Spinaqin e lajmë në një enë me ujë të bollshëm dhe e lemë 5-6 minuta në ujë që të bien papastërtitë poshtë.
  • Ndërkohë në zjarr vëmë një tenxhere me ujë dhe kripë. Pasi të marri valë uji hedhim spinaqin,duke e lënë 1 minutë.
  • Spinaqin e nxjerrim menjëherë nga uji i nxehtë dhe e futim në ujë të ftohtë, në këtë mënyrë ruan ngjyrën. E kullojmë dhe e presim hollë.
  • Në një tigan të nxehur me vaj ulliri kaurdisim qepën sa të zverdhet, më pas hedhim edhe spinaqin. Në tigan hedhim koprën, majdanozin e prerë hollë, pak djathë, piper dhe e heqim nga zjarri.
  • Në një ene tjetër përgatitim beshamel. Kaurdisim miellin me gjalpin, më pas hedhim qumështin dhe të verdhën e vezës. Masën e trazojmë shpejtë që masa të bëhet e derdhur jo me kokrra. E hedhim dhe beshamelin në tigan e trazojmë me spinaqin dhe e hedhim në tava balte. Sipër tavës hedhim djathin pekorino.
  • Tave balte me spinaq piqet në furrë të nxehur në 200 °C për jo më shumë se 10 minuta.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

3 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tavë me kërpudha shoqëruar me salcë djathërash – MasterChef Albania

Pressure test quhet prova e radhës, një test nën presion. Në këtë test duhet të gatuajmë një pjatë ku përbërësi kryesor duhet të jetë kërpudha. Koha në provat e programit Masterchef Albania është shumë e limituar, duhet të shtojmë edhe emocionet, tensionin dhe faktin që gatuan përpara shefave të vërtetë dhe të gjitha këto bëjnë që ndonjëherë të mos arrish rezultatin e dëshiruar

Musaka me lakër të bardhë

Lakra e bardhë ka shumë lëndë ushqyese të cilat janë të vlefshme për trupin e njeriut. Kjo recetë musaka me lakër i përmbledh në një pjatë të vetme se bashku me proteinat. Lakra e bardhë ka shumë vlera ushqyese kur përdoret e pa gatuar, megjithatë lakra ka një përdorim të gjerë në kuzhinën tonë.

Krepa Integral – Pallaqinka

Në këtë video recete gatimi mund të ndiqni përgatitjen e Krepa Integral. Një recetë me origjinë franceze por shumë e njohur në kuzhinën shqiptare. Krepat, këto flet të holla brumi, mund të konsumohen të ëmbla mjaltë, kanellë apo krem bajame apo dhe te kripura lloje proshute,djathë dhe perime.

Tavë me bathë e kumbulla

Batha, kjo bimë bishtajore është e përbërë pothuajse e gjitha nga ujë dhe në pjesë të vogla nga karbohidrate, proteina e fibra. është e pasur me kripëra minerale e vitamine të grupit B. Midis të gjitha bishtajoreve të tjera, bathët janë të vetmet që kanë më pak kalori. Receta që ne sjellim është e thjeshtë dhe me një shije të veçantë sepse është ndërthur ëmbëlsia e kokrrave të bathës së freskët me thartësinë e kumbullës.