Ëmbëlsirë me pjeshkë të karamelizuara

Kjo ëmbëlsirë me pjeshkë është ideale për ti dhenë shije ditëve të verës. Aroma e freskisë dhe butësia e kësaj ëmbëlsirë bën për vetë si të vegjlit edhe te rriturit.

Ëmbëlsirë me pjeshkë të karamelizuara

Prep Time10 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time30 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 500 gr pjeshkë
  • 200 gr sheqer
  • 200 ml qumësht
  • 50 gr gjalpë
  • 2 kokrra vezë
  • 200 gr miell
  • 5 g vanilje
  • 1 pako maja për ëmbëlsira

Përgatitja

  • I lajmë pjeshkat dhe i presim në feta gjysmëhëne. Në një tigan hedhim gjysmën sheqerin dhe e vendosim në zjarr të ulët të karamelizohet. Hedhim sheqerin e karamelizuar në një tavë dhe sipër vendosim pjeshkat e prera.
  • Në mikser hedhim gjalpin e zbutur së bashku me sheqerin e ngelur dhe e rrahim për disa minuta. Shtojmë më pas vezët derisa të arrijmë një shkumë. Shtojmë qumështin dhe me pas hedhim miellin pjesë pjesë. Në fund shtojmë edhe vaniljen dhe masa është gati.
  • Hedhim me kujdes brumin e përgatitur në enën me pjeshkat e karamelizuara. Enën me ëmbëlsirën me pjeshke e vendosim në furre të nxehur më parë në temperaturën 200 gradë. Ëmbëlsirën e lemë të piqet për gati 25 minuta.
  • E heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet. Ëmbëlsirën me pjeshkë e shërbejmë të kthyer me karamelin sipër dhe e presim në feta.

Receta për krostate me pjeshke

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Bakllava me fistikë dhe sherbet shije limoni

Bakllava me fistike (pistachio) e shkrifet dhe sherbet në shije limoni. Një kombinim i mrekullueshëm për këtë recetë për bakllava të shpejtë. Përdorimi i petëve te holla filo e lehtëson disi punën dhe alternimi me frutat e thata e bën shumë të dëshirueshme këtë ëmbëlsirë.

Fiq të thatë – Pestil

Fiq të thatë në shtresa të holla, ose ndryshe pestil fiku. Pestili është një recetë e vjetër e zonave juglindore të Shqipërisë. Pestiln mund ta përgatitim me çdo lloj fruti. Për përgatitjen e pestilit përdoret fiku i ëmbël i muajit Gusht.

Tortë me banane e kakao

Tortë me banane e çokollatë është një ëmbëlsirë e shijshme që mund ta përgatisni në pak kohe. Nëse keni banane të pjekura shumë dhe nuk dini ç'të bëni me to kjo është një recetë ideale.