Qumështor – Video Receta nga Kuzhina Shqiptare

Qumështor është një nga recetat e vjetra të kuzhinës shqiptare në zonën jugure të vendit. Përgatitja e kësaj ëmbëlsire është shumë e thjeshtë. Shikoni video recetën që kemi përgatitur për qumështor.

Qumështor – Ëmbëlsirë shqiptare

Prep Time20 minutes
Cook Time35 minutes
Total Time55 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 240kcal

Video

Përbërësit

  • 1 L qumësht
  • 6 kokrra vezë
  • 6 lugë gjellë miell
  • 6 lugë gjellë sheqer
  • 30 gr gjalpë
  • pak vanilje

Përgatitja

  • Për të përgatitur këtë recetë nga kuzhina shqiptare, si fillim në një enë qelqi të bollshme hedhim të gjitha vezët. I rrahim lehtë vezët pa qene nevoja të bëhen shkumë.
  • Me pas shtojmë sheqerin dhe i rrahim përsëri. Vezët nuk duhet te marrin shumë ajër, mjafton që masa të përzihet mirë.
  • Miellin e përziejmë më esencën e vaniljes. Nëse jemi duke përdorur shkop vanilje, mjafto që të hedhim farat direkt tek masa për qumështor. Miellin e sitim sipër vezëve të rrahura. E hedhim pjesë, pjesë duke e trazuar.
  • Me pas shtojmë qumështin dhe e trazojmë. Shtojmë edhe gjalpin e shkrire por të ftohur. Shtojmë më pas të gjithë qumështin e mbetur dhe e trazojmë mirë të gjithë masën për qumështor.
  • Hedhim masën e përgatitur në një tavë ku kemi shtruar letër kuzhine. Pjekim qumështorin në180°C për të paktën 35 minuta.
  • Qumështor është gati. Presim të ftohet dhe e ndajmë në pjesë.

Receta të tjera nga kuzhina shqiptare që mund të ndiqni me video revani, sheqerpare apo kompekaj dhe mos harroni te lini komentin tuaj!

Nëse keni përshtypje, sugjerime apo diçka të pa qartë në procesin e recetës, ju ftojmë të na shkruani hapësirën e komenteve më poshtë.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
2 comments
  1. Faleminderit per receten! Po e bej tani kete qumeshtor, dhe ka me shume se 45 minuta ne 180C dhe eshte akoma shume e lengshme, nuk eshte trashur fare. Une i ndoqa te gjithe te dhenat pike e presje, dhe masat e sakta, por nuk po me piqet. Gjithashtu, me eshte dashur qe ta bej kete qumeshtor 2 here brenda ores, se fillimisht perdorura te njejten tepsi sic eshte treguar ne video, dhe me leter guzhine; e ne rastin tim me shume se gjysma e qumeshtorit rrodhi jashte tespise dhe u derdh brenda sobes. Verja e letres se guzhines nuk e le rethin e tepsise te puthitet mire me pjesen tjeter, dhe shkakton rrjedhje. Une nuk e di perse kjo po ndodh ne rastin tim, por mendimi in personal eshte se mbase 180C dhe 35 minuta nuk mjaftojne.
    Ju lutem me keshilloni! Faleminderit

    1. Përshëndetjeje Visa, faleminderit për komentin!
      Tava me shtrëngim nuk puthitet mirë, këshilloj letrën ta vendosni në brendësi të tavës, në rast të kundërt duhet te përdorni në tepsi normale.
      Për sa i përket pjekjes, çfarë ngjyre mori lart ëmbëlsira? Furrat e sobës nuk kanë të njëjtin intensitet, kështu në disa mund të duhet pak më shumë. Pjekja duhet gjithmonë të monitorohet dhe minutat janë indikative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Totë e ëmbël me bukë

Ju ka ngelur shumë bukë dhe nuk dini se ç'të bëni me të? Ne po ju japim recetë të ëmbël me bukën e mbetur. Kjo është një tortë që mund të bëhet me gjithçka na ndodhet në shtëpi. është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e mirë. Kjo tortë përgatitet me bukën e regjur në qumësht, e përzier me vezë e fruta të ndryshme. Një mënyrë e thjeshtë për të mos hedhur bukën e mbetur.

Akullore me Vanilje

Periudha e verës është pikërisht stina më e mirë për të shijuar kënaqësinë e akullores. Shumë nga lexuesit e faqes tonë www.artigatimit. com na kanë kërkuar recetën e akullores. Ekzistojnë shumë receta për përgatitjen e akullores, me shije nga më të ndryshmet. Ne po japim recetën më klasike, e kësaj recete ju mund ti shtoni me pas shije çokollate, fruta të ndryshme, etj.

Biskota me miell misri

Biskota me miell misri shumë të shijshme dhe të shëndetshme. Në këtë recetë kemi përdorur edhe miell orizi. Mielli i misrit është i pasur me përbërës të dobishëm për organizmin e njeriut, si dhe mielli i orizit.

Receta për brumë sheqeri

Brumi i sheqerit ose 'fondant' është pjesa e sipërme me të cilën zbukurohen tortat ose 'cup cakes'. Veçantia e këtij brumi është që modelohet lehtë sepse ngjan me plastelinën, por kur thahet mban formën e dhënë. 'Fondant' s'është gjë tjetër veçse sheqer pluhur, ujë e glukoz sheqeri dhe për vetë përbërësit mund të ruhet për shumë kohë.

Ëmbëlsirë Cheesecake me kos

Cheesecake me kos është një ëmbëlsirë që ka gjithmonë sukses kur ia shërbeni miqve tuaj. Kjo ëmbëlsirë e shijshme e gatuar me kos dhe pana mund të shërbehet në fund të vaktit duke i hedhur sipër pak reçel ose çokollatë të shkrirë.

Crème caramel me video

Crème caramel është një nga ëmbëlsirat qe nuk mund ti rezistohet. Vetëm me 3 përbërës kryesor dhe duke ndjekur këshillat në videon që kemi publikuar në kanalin e ArtiGatimit ne Youtube do të përgatisni një recetë fantastike.