Kima me Vezë në Tavë Balte

Kima me vezë dhe me mish të grirë është një recetë e kuzhinës tradicionale shqiptare. Në zona të ndryshme mund të ndryshojnë përbërësit po ky kombinim qe kemi zgjedhur është shumë i shijshëm dhe përgatitet në tavë balte.

Kima me Vezë në Tavë Balte

Prep Time30 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time1 hour
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 6 persona
Kalori: 190kcal

Përbërësit

  • 500 gr qepë të thata
  • 200 gr mish të grirë
  • 100 ml verë e kuqe
  • 4 kokrra vezë
  • 2 thelpinj hudhra
  • 2 lugë gjelle salcë domate
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • spec djegës
  • majdanoz
  • kopër
  • piper
  • kripë
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Pastrojmë e lajmë qepët, i grijmë hollë dhe i kaurdisim në një tigan me vaj ulliri. Sa të ulet pak masa e qepëve në tigan hedhim mishin e grirë dhe trazojmë vazhdimisht.
  • Kështu vazhdojmë,posa mishi ta thithi lagështirën e vet do të hedhim verën e kuqe. Pas 2-3 minutash që të ketë avulluar alkooli hedhim specat e prerë në katror të vegjël, hudhrat, salcën e domates, kripën e të gjitha erëzat me radhë.
  • Më pas tek kima me vezë, hedhim një gotë ujë të ngrohtë, i vendosim kapakun dhe e lemë të ziejë në zjarr të ngadalshëm për disa minuta. Pasi e shikojmë që mishi ka zier e hedhim masën në tavë balte dhe mbi masë hedhim vezët një nga një. Vezët i spërkatim pak me piper të zi.
  • Tavën e futim në furrë të ngrohur me 180°C për 10 minuta. Kur serviret çdo racion ka një vezë në mes të pjatës dhe kima anash vezës. Kima me vezë mund të përgatitet në çdo periudhë të vitit.

Një tjetër recetë tradicionale shqiptare që ju sugjerojmë është burani – spinaq me vezë.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Role viçi e mbushur

Mishi i viçit i bërë role dhe i mbushur me feta proshute, djathë e salçiçe është pa dyshim një pjatë e pasur dhe e shijshme. është ideale për një darkë me miqtë të cilët padyshim do të ngelen të kënaqur nga shija e këtij gatimi.

Mish me surprizë

Kjo pjatë është një pjatë e dytë, por fare mirë mund të përgatitet dhe për një aperitiv. Ju ka qëlluar ndonjëherë që të keni gatuar shumë dhe ditën tjetër nuk dini se ç'të bëni me gjithë ushqimin e mbetur? Kjo është një nga ato receta që riciklon atë që na ka mbetur në frigorifer. Ne në këtë recetë kemi përdorur rolenë e pulës, por ju fare mirë mund të vini cdo lloj mishi që keni për momentin, mund të vini në vend të proshutës sallame të ndryshëm. është një recetë e shpejtë dhe e shijshme.

Pulë me perime

Mishi i pulës mund të gatuhet në mënyra nga më të ndryshmet. Në këtë recetë ne e kemi sjellë të gatuar me perime të ndryshme. Kjo është një pjatë shumë e shijshme dhe jo shumë e vështirë në përgatitje.