Biskota napolitane – Receta për festa

Biskota napolitane janë shumë të shijshme dhe përgatiten zakonisht në periudhën e Pashkëve. Këto biskota janë të ngjashme me biskotat cantucci toskan.

Biskota napolitane – Receta për festa

Prep Time35 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time1 hour 5 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 220kcal

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 4 kokrra vezë
  • 1 e verdhë veze
  • 380 gr sheqer
  • 350 gr bajame
  • 1 lugë e vogël mjaltë
  • 1 lugë e vogël pluhur fryrje për ëmbëlsira
  • 1 lugë e vogël maja buke
  • vanilje
  • kanellë
  • arrë moskat
  • lëkurë portokalli
  • kripë

Përgatitja

  • Në një enë hedhim miellin e situr të bashkuar me pluhurin për fryrjë, vaniljen nëse është pluhur dhe gjysmën e sheqerit. Në një enë të vogël tretim majanë në ujë së bashku me mjaltin.
  • E hapim miellin në mes dhe shtojmë vezët dhe pak kripë. Hedhim dhe majanë e shkrirë. Punojmë brumin dhe në vazhdimësi shtojmë edhe pjesën tjetër të sheqerit së bashku me lëkurën e portokallit, arrë moskat dhe pak kanellë.
  • E ngjeshim masën sa të bashkohen përbërësit dhe shtojmë bajamet të cilat i kemi kaluar pak në tigan. Brumin e ndajmë ne pjesë duke i bërë në formë roleje. Roletë i vendosim në tavë ku kemi shtruar letër kuzhine.
  • Sipër biskotat napolitane i lyejmë me të verdhë veze dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 20 minuta. I nxjerrim nga fura i presim në formë rombi dhe i vendosim përsëri në furrë për 10 minuta në temperaturën 160°C. I lënë të ftohen në brendësi të furrës. Biskotat napolitane janë gati.

Siç edhe cituam, kjo është një recete e ngjashme me biskota me bajame Cantuccini.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Strudel me mollë

Strudel me mollë është një ëmbëlsirë tipike e zonës së Trentino në Itali. Kjo ëmbëlsirë konsiston në një role brumi i mbushur me mollë dhe rrush të thatë. Recetë e shijshme, e ëmbël, me kosto të lirë dhe e shpejtë për tu përgatitur.

Biskota me miell misri

Biskota me miell misri shumë të shijshme dhe të shëndetshme. Në këtë recetë kemi përdorur edhe miell orizi. Mielli i misrit është i pasur me përbërës të dobishëm për organizmin e njeriut, si dhe mielli i orizit.

Sheqerpare

Sheqerparet janë ëmbëlsira shumë të shijshme me origjine turke dhe të njohura edhe në vendin tonë. Para shumë kohësh në Turqi i shijova këto ëmbëlsira dhe të them të drejtën shija e tyre më ka mbetur edhe sot.

Krapfen me nutella

Krapfen janë me origjine gjermano-austriake. Është një ëmbëlsirë në formë të rrumbullakët që skuqet e mbushet më pas me marmalate ose krem ose thjesht shërbehen me sheqer pluhur sipër. Ne kemi sjellë krapfen me nutella, një version të kësaj ëmbëlsirë të pjekur në furrë.